E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selaniku lëkundet nga një tërmet 5.1 ballësh

Selanik - Një tërmet i fuqishëm tronditi pasditen e djeshme qytetin e Selanikut në Greqinë Veriore. Instituti Gjeologjik i këtij qyteti njofton se tërmeti ishte 5.1 ballë i shkallës Rihter. Epiqendra e lëkundjeve ishte pranë kufirit me Maqedoninë, 70 km në veri të Selanikut.

Lëkundjet u ndjenë thuajse në të gjitha zonat e Greqisë. Nga të dhënat e deritanishme nuk bëhet e ditur për lëndime apo dëme materiale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›