Kërkohet rritja e numrit të trajtimit të pacientëve
Kërkesat për t‘u trajtuar në spitalet turke çdo vit janë në rritje nga ana e pacientëve shqiptarë, apo ekipeve të mjekëve të cilët u sugjerojnë pacientëve ndihmë më të specializuar.
Duke u nisur nga kjo dhe nga marrëveshja mes shtetit shqiptar dhe atij turk, për trajtimin e pacientëve në spitalet e Ankarasë apo Stambollit, ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, i ka bërë një kërkesë homologut të saj turk. Një pikë e rëndësishme e takimit dypalësh ishte diskutimi mbi zgjerimin e marrëveshjes që ekziston mes Turqisë dhe Shqipërisë, në kurimin e 100 pacientëve në vit në spitalet turke. Ministri turk shprehu gatishmërinë e plotë dhe ra dakord për shtimin e numrit të pacientëve që kurohen atje. Gjithashtu, homologu turk shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton edhe për projekte të tjera shëndetësore, trajnime e specializime të stafit mjekësor, për të cilat ministria jonë do të paraqesë së shpejti një draft marrëveshjeje.