E Diel, 1 Nëntor 2026

Në kërkim të eshtrave të Dom Shtjefnit

INTERVISTA
Nikolin Kurti, varrmihësi i martirëve të ekzekutuar, rrëfen si u zbulua varreza masive e Dajtit
Kujtuam se gjetëm eshtrat e xhaxhait por analiza e ADN-së na treguan të kundërtën

Këtu e pesë muaj më parë, për një mënd, mendoi se Odiseja në kërkim të eshtrave kish marrë fund. Dëshmitë e dhëna nga njerëzit që kishin marrë pjesë në ekzekutimin e xhaxhait të tij, ia kishin mbushur mendjen se ajo tufë kockash të gjendura rrëzë malit të Dajtit, ishte ajo që kishte mbetur nga Dom Shtjefën Kurtit.

Një pasqyrë, ora e xhepit por sidomos këmbëngulja e një prej njerëzve të togës së pushkatimit, bënin që jo vetëm Nikolin Kurti por Kisha Katolike të besonin se më në fund ishin gjetur eshtrat e priftit të ekzekutuar në vitin 1971.

E më ketë ngazëllim, se së paku do të kishin një varr kanë jetuar për disa muaj, deri sa nga Instituti i Mjekësisë Gjenetike në Bari vjen përgjigjja që eshtrat nuk i përkisnin Dom Shtjefenit, por një tjetër viktime që ndoshta nuk ka më as njerëz të gjallë për të kërkuar.

Pas kësaj, Nikolini ka hequr dorë në kërkimet e tij duke qenë i bindur se i vetëm nuk do të bëjë gjë tjetër veçse do të zbulojë një tjetër varr, por jo eshtrat e xhaxhait të tij. Ndaj për Gazetën "Shekulli" ai tregon odisenë e tij, ky apelon për ndërhyrjen e shtetit në gjetjen e 3500 personave që rezultojnë të zhdukur nga regjimi komunist.

Z. Nikolin, ju keni qenë një nga personat që kanë kërkuar në varrin masiv të gjendur në Malin e Dajtit. Si e zbuluat këtë varrezë?

Në fakt, kërkimet e mia për gjetjen e eshtrave të xhaxhait tim kanë filluar që në vitin 1994. Kam kërkuar dokumente nëpër institucionet shtetërore apo edhe individë që kishin dijeni mbi ekzekutimin e Dom Shtjefnit.

Por herë informacionet rezultonin të rremë, apo dhe njerëzit që kishin marrë pjesë në ekzekutim sot nuk janë gjallë. Kështu kam zbuluar që ata që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e gjyshit tim, dy prej tyre kanë vdekur.

Një tjetër që kryente vetëm ekzekutimet e atyre personave që dënoheshin nga regjimi komunist sot rezulton të jetë i çmendur ndaj dhe kërkimi është shumë i vështire sepse e gjithë kjo punë bëhet në mënyrë vullnetare të familjarëve që kërkojnë eshtrat e të afërmve të tyre.

Ky kërkim ka vijuar deri në prill të vitit 2009, ku një prej personave që ka marrë pjesë në ekzekutimin e disa të dënuarve politikë të asokohe, rrëfen për varrezën e Dajtit. Bashkë me të tjerë kam shkuar aty dhe kemi nisur gërmimet pikërisht në vendin ku u bë sot publik.

Pse ishit ju i sigurt se pikërisht në këtë vend ndodheshin dhe eshtrat e xhaxhait tuaj?
Sepse personi që na tregoi ishte i bindur që përveç të tjerëve aty ishte ekzekutuar edhe Dom Shtjefni, madje ai ishte i sigurt edhe që disa eshtra të mbledhur në një qese plasmasi të zezë i përkisnin xhaxhait tim.

Ju aty gjetët vetëm një varr?

Jo. Në fakt atë ditë, e mbaj mend mirë ishte data 21 maj gjetëm 4 thasë ku ndodheshin eshtra të personave të ekzekutuar. Me ato nuk jam marrë sepse personi që po na ndihmonte në këtë punë ishte i bindur se pak më tutje ndodheshin eshtrat e xhaxhait tim kështu që bëmë gërmime pak më tutje.

Gjejmë në një qese, kocka të kokës, eshtrat e këmbeve, protezë dhëmbësh dhe disa sende personale, si një orë xhepi , pasqyrë. Nisur nga këto sende unë besova se pikërisht këto eshtra i përkisnin Dom Shjefënit dhe kuptohet që atë ditë kam qenë tepër i lumtur. Më në fund pas 20 vitesh ne po gjenim eshtrat e xhaxhait tonë, por edhe kisha sepse ka Dom Shtjefën Kurtin në proces lumturimi.

Pikërisht për këtë arsye u kryen analizat e ADN-së. Pesë anëtarë të familjes sime dhanë kampione gjaku për analizat që u kryen në Bari. Por pas disa muajsh përgjigjja erdhi negative. Eshtrat e zbuluara nuk i përkasin Dom Shtjefnit. Sipas një procesverbali të zbuluar vonë, lista me emrat e të ekzekutuarve në varrin masiv 313 ekziston.

Aty shkruhet se trupi i pajetë i Dom Shtjefën Kurtit është përdorur si kadavër në morg. Asgjë nuk dihet më tej. Dihet vetëm se diku në ndonjë qoshe arkivi, procesverbali i ekzekutimit me gjithë emrat e përgjegjësve dhe ndoshta me të dhëna më të hollësishme, qëndron në pritje.

Çfarë ndodhi më pas?

Unë çova eshtrat në morg dhe tashmë jam i bindur që kjo punë, pasi dështova dhe pse për muaj të tërë isha i sigurt, nuk bëhet në mënyrë vullnetare por duhet të ngrihet një komision që të ketë fuqi ligjore për të vepruar dhe për të hapur arkivin e shërbimit informativ që ruhen informacionet sekrete që mund të sjellë zbulimin e varreve ku ndodhen sot e kësaj dite eshtrat e mijëra njerëzve të ekzekutuar gjatë regjimit komunist.

Kush është Dom Shtjefën Kurti

Don Shtjefën Kurti lindi në Prizren në vitin 1989. Mësimet e para i mori në vendin e lindjes, ndërsa gjimnazin në qytetin e Shkodrës. Studimet teologjike i filloi në Austri, për t'i vazhduar më tej pas Luftës së Dytë Botërore në Romë në kolegjin "Propaganda Fide". U shugurua në qytetin e shenjtë, ku mbajti edhe të parën meshë. Më pas u kthye në vendlindje ku punoi në zyrën ipeshkvnore e më pas në Gjakovë.

At Shtjefni nuk ndiqte vetëm jetën fetare. Ai ishte i shqetësuar edhe për fatin e vendit të vet, ndaj në 5 maj në vitin 1930, së bashku me dy famullitarë i dërgojnë një peticion sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, ku përshkruante situatën që po kalonte Shqipëria. Por ditë të vështira do ta prisnin pas Luftës së Dytë Botërore. Arrestohet në vitin 1946 dhe një vit më vonë dënohet me 20 vjet burg si agjent i perëndimorëve.

Lirohet nga burgu i tmerrshëm i Burrelit në vitin 1966, por arrestohet sërish në vitin 1971 për spiunazh, sabotazh dhe kryerjen në fshehtësi të riteve fetare. Këtë herë dënimi ishte i pakthyeshëm. U pushkatua në një vend që ende nuk dihet edhe sot. Sot pas 35 vjetësh Don Shtjefën Kurti është një ndër 40 kandidatët martirë shqiptarë që priten të kanonizohen nga Vatikani.

******************

Eshtrat në Dajt, Berisha sulmon sërish Gjykatën Kushtetuese që rrëzoi ligjin e Lustracionit

Berisha : Do të ngrihet Instituti i Kujtesës Kombëtare

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar dje Gjykatën Kushtuese se rrëzimi i ligjit të Lustracionit ishte në konflikt të hapur interesi.

Duke folur për ngjarjen ku u gjend një varrezë masive në pjesën veriore të kryeqytetit, kryeministri theksoi se demokracia nuk mund të flejë mbi varret e të ekzekutuarve gjatë regjimit komunist. "Ligji i lustracionit, në konflikt të plotë interesi u hodh poshtë. Po pavarësisht nga ky gjykim, demokracia nuk mund të flejë mbi varre.

Ne së pari, duhet të krijojmë një organizëm të veçantë, ta pajisim me të gjitha mekanizmat e duhura për të kërkuar të ekzekutuarit, kudo që ata janë. Di që një grup deputetësh, intelektualësh po shqyrtojë mundësinë e referendumit. Në parlament kemi ligjin për ngritjen e Institutit të Kujtesës Kombëtare. Ju lutem ta shqyrtoni ligjin dhe të avanconi ngritjen e këtij instituti i cili dallon nga instituti polak, i cili ka seksione policie, seksione gjykatash, etj.

Ky është një institut i ngjashëm me institutin çek, i cili synon të zbardhë të gjithë të vërtetën e barbarive të regjimit komunist",- tha dje Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Megjithatë, sipas kryeministrit, Instituti do të gëzojë të drejtën për të dërguar në prokurori materiale që dëshmojnë për krime të rënda. Sipas tij, ngritja e këtij instituti është e domosdoshme. "Instituti ka gjithashtu të drejtën e dërgimit në prokurorinë e vendit të materialeve të cilat faktojnë krime të rënda, por nuk ka të drejtë të ketë as seksione prokurorie, hetuesie, apo gjykate.

Por ngritja e një institucioni apo e një task force, e cila të mund të gjejë trupat e të rënëve për liri dhe dinjitet njerëzor për besimin tek zoti, besimin tek vendi, besimin tek vlerat, është e domosdoshme", - u shpreh ai. Kryeministri Berisha vuri në dukje se qeveria do t'i shpallë dëshmorë të lirisë, të gjithë personat e persekutuar, që do të gjenden nga ky Institut, qofshin këta sipas tij edhe qytetarë të thjeshtë.

Ai shtoi se do të vendoset një shpërblim për të gjithë ata persona, që kanë dijeni mbi vendndodhjen e trupave të ekzekutuar nga ish-regjimi komunist.

***********************

Për vite me radhë njerëzit kanë shkuar në afërsi të repartit duke kërkuar për eshtrat e të afërmve të vrarë në diktaturë

Dhjetëra persona në kërkim të eshtrave

Teksa lë pas Institutin e Shëndetit Publik, bash në një rrugicë ndërmjet lagjes së lindur së fundmi, udha të shpie në një zonë të shkretuar. Në rrëzë të Malit të Dajtit ndodhen rrënojat e ish-repartit ushtarak 313, ku njëra prej godinave është kthyer në arkiv. Më shumë se 20 vjet të shkuara, zona ruhej nga forca të policisë.

Vetëm të dënuarit e diktaturës komuniste hynin për mos të dalë më të gjallë prej aty. Ndaj dhe prej dy dekadash, të afërmit e tyre, janë shndërruar në varrmihës, ku me një lopatë marrin rrugën në rrënojat e ish-repartit 313.

Pas vitesh kërkimesh, eshtrat e zbuluara dy ditë më parë, nuk kanë as emër e as edhe të afërm që i kërkojnë. Por e sigurt është që ata të cilët morën lopatën ende janë në kërkim të një varri tjetër, ku sipas gjasave në këtë vend duket se nuk janë të pakët.

Nikolin Kurti, që në prill të vitit të kaluar ka nisur kërkimit nën rrënojat e ish- repartit 313. Bashkë me të kanë qenë dhe të tjerë, që ashtu si dhe ai prej vitesh ishin në kërkim të eshtrave të të afërmve të tyre të ekzekutuar gjatë regjimit komunist. E në fakt, kjo nuk ishte hera e parë që Nikolini gërmonte nën thellësinë prej katër metrash të rrënojave të ish repartit.

Që në prill të vitit të kaluar kanë gjetur katër kufoma të mbledhur ashtu në qese plasmasi dhe të gjithë ishin të ekzekutuar me një plumb pas koke. Ligji i pashkruar i togës së pushkatimit ishte që varrimi i të dënuarve nuk bëhej në të njëjtin vend ku ekzekutoheshin por qindra metra më tutje.

Ndaj dhe kërkimet vijuan për muaj të tërë. Ndaj dhe rojës së godinës së ish-repartit ushtarak, Xhaferr Bregasit, nuk i kanë bërë aq përshtypje gërmimet që bënin burrat në këtë zonë të pabanuar të Linzës. Përgjatë këtyre viteve Xhaferri është mësuar që herë pas herë të shohë burra që marrin udhën me një lopatë në dorë me shpresën e vaktë se këtë herë do të mund të gjejnë një grumbull kockash por këtë herë ishte ndryshe pasi kërkuesit erdhën me ekskavator.

Pas muajsh të tërë kërkimesh, për herë të parë në Shqipëri, zbulohet një varr masiv, ku viktimat besohet që të jenë ekzekutuar gjatë diktaturës komuniste. Shoqatat e ish të burgosurve politikë besojnë se 5577 burra dhe 450 gra u ekzekutuan gjatë regjimit komunist nga viti 1946 deri në vitin 1991, por askush nuk di me saktësi se kujt i përkasin kufomat e gjetura dy ditë më parë.

****************

Eshtrat dyshohet se i përkasin viktimave të regjimit komunist, të vrarë me një plumb pas koke dhe varrosur dy e nga dy

Varr masiv në periferi të Tiranës, 19 të vrarë

Muaj të tërë kërkimesh kanë përfunduar në gjetjen e një grope masive varrimi. Në 19 qese plasmasi gjendeshin copëza kockash që askush nuk di se kujt i përkasin. Megjithëse kërkimet kanë nisur falë rrëfimit të një prej anëtarëve të togës së pushkatimit gjatë regjimit komunist, sot askush nuk di të thotë me saktësisht se kush janë viktimat eshtrat e të cilëve janë gjendur tre ditë më parë.

Ndaj dhe për këtë arsye familjarët që kanë nisur kërkimet kanë dorëzuar eshtrat në morgun e kryeqytetit për t'ju nënshtruar ekzaminimit të ekspertëve të Mjekësisë Ligjore. Të gjitha viktimat janë ekzekutuar me plumb pas koke e më pas trupat janë futur në qese të zeza plasmasi.

Dyshohet se janë viktima të regjimit komunist por ende asgjë nuk është e qartë. Tmerrit i shtohet fakti që eshtrat ndodhen prej vitesh në një fushë në periferi të kryeqytetit ku herë pas here njerëz me lopata kërkojnë të afërmit e tyre ndërsa shteti shqiptar e mësoi dje për hërë të parë këtë gjë teksa u publikua në media.

Pasditen e së shtunës punonjësit e morgut të Tiranës janë habitur teksa kanë parë një person që deklaronte se kishte sjellë disa eshtra njerëzish. Ata kanë dalë jashtë dhe kanë parë jo pak po 19 qese të zeza, brenda secilës prej tyre ndodheshin eshtrat e një njeriu.

Tamam si prifti i "Gjeneralit të ushtrisë së vdekur", një prej të afërmve të viktimave të regjimit komunist ka bërë dorëzimin e eshtrave dhe është larguar. I ndodhur përballë një fakti, thuajse absurd, punonjësi i morgut nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka marrë në dorëzim duke nënshkruar një procesverbal që nuk mban emër.

Sipas kreut të Institutit të Mjekësisë Ligjore, vetëm ditën e sotme do të nisë ekzaminimi i 19 qeseve me eshtra. "Ne ende nuk mund të themi se për çfarë bëhet fjalë pasi nuk është bërë akoma ekzaminimi i këtyre eshtrave.

Por për të hedhur më shumë dritë mbi përkatësinë e tyre do të jenë një ndihmë e madhe edhe të afërmit të viktimave që pretendojnë se kanë humbur njerëz gjatë regjimit komunistë"-thotë Besim Ymaj. Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, megjithëse numri i personave që rezultojnë të jenë të zhdukur gjatë kësaj periudhe është i lartë, asnjë nuk është paraqitur për të kërkuar informacion.

Po dje policia e kryeqytetit në bashkëpunim me prokurorinë kanë nisur hetimet e ngjarjes. Kështu përmes një deklarate zyrtare, bëhet me dije se eshtrat janë gjetur nga familjarë në fshatin Qerret në malin Dajt.

"Ndërkaq, po vazhdon puna për të gjitha ekzaminimet ligjore të eshtrave të gjetura, për të identifikuar personat e vrarë", -tha zëdhënësja e Policisë së Shtetit lidhur me një fakt të tillë. Sipas saj, skeletet e 19 personave i përkasin trupave të ekzekutuar në periudhat e regjimit komunist dhe po punohet për identifikimin e tyre.

Eshtrat janë gjetur në varr të shpërndarë në një sipërfaqe mbi 100 metra katrore. Mënyra e vendosjes së varreve vërteton në mënyrë hipotetike se, periudha e ekzekutimeve ka qenë e shtrirë në kohë, pasi nuk ka një varr të përbashkët, por varre të ndara me një apo dy skelete njerëzish, në afërsi prej katër apo pesë metra me njëri-tjetrin.

Eshtrat nuk janë nxjerrë nga varret prej eksperteve dhe në mënyrë profesionale, por janë futur në thasë nga personi që i ka zbuluar dhe më pas iu dërguan morgut të Qendrës Spitalore universitare "Nënë Tereza", ku mesa duket do rrinë aty për një kohë të gjatë.

******************

Rrëzimi i ligjit të dosjeve, Berisha: Gjykata Kushtetuese është në konflikt interesi

"Do të ngrihet Instituti i Kujtesës Kombëtare"

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar dje Gjykatën Kushtuese se rrëzimi i ligjit të lustracionit ishte në konflikt të hapur interesi. Duke folur për ngjarjen ku u gjend një varrezë masive në pjesën veriore të kryeqytetit, Kryeministri theksoi se demokracia nuk mund të flerë mbi varret e të ekzekutuarve gjatë regjimit komunist.

Për këtë arsye, sipas tij, do të ngrihet Instituti i Kujtesës Kombëtare, që pritet të miratohet nëpërmjet një ligji në Parlament. Sipas kreut të ekzekutivit, ky inistitut do të bëjë të mundur gjetjen e të ekzukutuarve gjatë ish- regjimit të kaluar komunist si dhe zbardhjen e krimeve të komunizmit përmes zbulimit të personave të persekutuar.

Megjithatë, në përbërjen e këtij Instituti, sipas Berishës, nuk do të ketë seksione policie apo seksione gjykatash, siç i ka Instituti polak, por ai do të procedojë sipas shembullit të shtetit çek. "Ligji i lustracionit, në konflikt të plotë interesi u hodh poshtë.

Po pavarësisht nga ky gjykim, demokracia nuk mund të flerë mbi varre. Ne së pari, duhet të krijojmë një organizëm të veçantë, ta pajisim me të gjitha mekanizmat e duhura për të kërkuar të ekzekutuarit, kudo që ata janë.

Di që një grup deputetësh, intelektualësh po shqyrtojë mundësinë e referendumit. Në parlament kemi ligjin për ngritjen e Institutit të Kujtesës Kombëtare. Ju lutem ta shqyrtoni ligjin dhe të avanconi ngritjen e këtij instituti i cili dallon nga instituti polak, i cili ka seksione policie, seksione gjykatash, etj.

Ky është një institut i ngjashëm me institutin çek, i cili synon të zbardhë të gjithë të vërtetën e barbarive të regjimit komunist",- tha dje Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Megjithatë, sipas Kryeministrit, Instituti do të gëzojë të drejtën për të dërguar në prokurori materiale që dëshmojnë për krime të rënda. Sipas tij, ngritja e këtij instituti është e domosdoshme.

"Instituti ka gjithashtu të drejtën e dërgimit në prokurorinë e vendit të materialeve të cilat faktojnë krime të rënda, por nuk ka të drejtë të ketë as seksione prokurorie, hetuesie, apo gjykate.

Por ngritja e një institucioni apo e një task force, e cila të mund të gjejë trupat e të rënëve për liri dhe dinjitet njerëzor për besimin tek zoti, besimin tek vendi, besimin tek vlerat, është e domosdoshme", - u shpreh ai.

Kryeministri Berisha vuri në dukje se qeveria do t'i shpallë dëshmorë të lirisë, të gjithë personat e persekutuar, që do të gjenden nga ky Institut, qofshin këta sipas tij edhe qytetarë të thjeshtë. Ai shtoi se do të vendoset një shpërblim për të gjithë ata persona, që kanë dijeni mbi vendndodhjen e trupave të ekzekutuar nga ish-regjimi komunist.

********************************

Komisioneri I Avokatit të popullit thotë se prej dy vjetësh kanë nisur denoncimet në kërkim të eshtrave të të ekzekutuarve gjatë regjimit komunistë.

Skëder Haluca: Në në mbarë vendin ka dhe varre të tjerë massive

Varri masiv I gjëndur në rrëzë të malit të Dajtit duket se nuk është varreza e vetme massive e regjimit komunistë.

Të paktën këtë të thotë komisioneri I Avokatit të Popullit, Skënder Haluca. Sipas tij, ka mëse dy vjet që nëkëtë insitucion kanë mberritur dhjetra denoncime në kërkim të të eshtrave të ish të dënuarve politik të ekzeketuar në mënyrë të fshehtë.

Në një prononcim për gazetën "Shekulli", komisioneri I Avokatit të Popullit thotë se jo vetëm individë që kanë humbur të afërmit e tyre por dhe Shoqatat e të përndekurve kanë kërkuar ndërhyrjen e këtij insitucioni në gjetjen e trupave të ezketuar gjatë regjimit komunist. "Ne kemi mbi dy vjet që po punojmë në mënyrë vullnetare nëm bledhjen e informacioneve për gjetjen e vendeve se ku janë varrosur të pushkatuarit gjarë regjimit komunistë.

Në saj të kësaj pune po fale edhe bashkëpunimit të njerëzve kemi dyshime të mëdha se një varr tjetër masiv ekziston në Shkodët, në zonën e ku ekzistojnë anetenat e radios së këtij qytetit, dhe në Vlorë, në pyllin e Sodës. Të paktën këtë janë dëshmitë që na kanë dhënë deri më tani të afërmit ose dhe njerëz që kanë marrë pjesë në togat e pushkatimit gjatë atyre viteve"-të thotë Skënder Haluca.

Por megjithëse insitucioni I avokatit të Popullit ka nisur kërkimet prej dy vjetësh në saj të 84 kërkesave për gjetjen e eshtrave, deri më tani të gjitha tentativat kanë rezultuar të dështuara. Sipas komisionerit kjo ka ndodhur se gjithçka është kryer në mënyrë vullnetare pasi në Shqipëri nuk ka një organ që të ketë fuqinë ligjore jo vetëm për të kërkuar por edhe për të verifikuar informacionet në arkivat e shtetit Shqiptare.

"Ngritja e një komisioni shtetëore do të bënte të paktë që të afërmit e rreth 3500 personave që deri më tani rezultojnë të ekzekutuar nga regjimi komunistë do të dinë se ku të trokasin dhe të kenë një ndihmë më konkrete dhe ligjore"-tha dje për "Shekullin", komisioneri I avkoatit të popullit, Skëndër Haluca.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›