E Diel, 1 Nëntor 2026

Siguria e rrugëve, Policia dhe Doganat kanë kontrolluar 17.214 automjete në vend

Tiranë, 9 shkurt, NOA - Policia e Shtetit në
bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave kanë marrë disa masa të përbashkëta
në kuadër të shtimit të sigurisë në akset rrugore të vendit. Bëhet me dijeni
nga burime zyrtare për agjencinë e Lajmeve NOA se në kuadër të këtij plani, gjatë
datave 4-8 shkurt në të gjithë vendin janë organizuar dhe realizuar kontrolle
të përbashkëta të shërbimeve të Policisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të
Doganave, konkretisht në 17.214 automjete.

Ndërkohë, për shkeljet e konstatuara ndaj
drejtuesve të automjeteve janë marrë 6937 masa administrative gjobë, si dhe
janë bllokuar 325 automjete.

Po në kuadër të këtyre kontrolleve, burimet bëjnë
me dijeni se është marrë masa e pezullimit të lejes së drejtimit në 150 raste
për drejtuesit e automjeteve, nga të cilat 126 për ecje me shpejtësi tej
normave të lejuara, 12 raste për përdorim të pijeve alkoolike si dhe 12 raste
për shkelje të tjera.

Ndërkaq, thuhet se kontrollet do të vazhdojnë edhe
gjatë ditëve në vijim.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›