E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandal: Maturantët kopjojnë me celularë në lëndët me zgjedhje

Edhe pse Rregullorja e Maturës Shteterore e ndalon rreptësisht përdorimin e celularit gjatë provimit, maturantët jo vetëm që kanë komunikuar me persona jashtë provimit përmes celularit, por ata e kanë bërë këtë edhe përmes internet në aparatet e tyre.

Në mënyrë jo të ligjshme në ambientet e sallave ku zhvilloheshin provimet, vëzhguesit (mësues) kanë lejuar përdorimin e telefonave duke mos i kontrolluar nxënësit paraprakisht dhe kjo u ka dhënë atyre mundësinë të komunikojnë edhe nëpërmjet rrjetit social “facebook”, duke u kërkuar ndihmë personave apo shokëve jashtë auditoreve.

Nuk dihet ende se në çfarë qyteti dhe shkolle ka ndodhur kjo, por fotot e siguruara nga faqet e “facebook”-ut të këtyre nxënësve tregojnë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Ja se çfarë shkruan një maturant/e në murin e tij/saj gjatë provimit në një lëndë shoqërore:

“Njerëz jam në provim. Më ndihmon do njeri me këtë pyetjen….Renditni tre arritjet e qeverisë shqiptare të cilat çuan drejt liberalizimit të vizave për shqipërin녔

Përgjigjet në murë që i vijnë nga miqtë e saj/tij:

“Zhvillimi i demokracisë…liria e medias dhe e treat ulia e korrupsionit…më duket se janë katër..është edhe hyrja në nato dhe statusi i be…kaq më duket janë..”

Komentues tjetër: "…edhe ke kohë të hysh në fb në provim"

“…Zhvillimi i demokracisë, liria e mediave, ulja e korrupsionit, këto janë”.

Për çështje etike, nuk bëhen të ditura emrat e maturantëve që e kanë bërë këtë, por dyshohet se kjo ka ndodhur nw tw gjitha provimet me zgjedhje.

Biseda e mësipërme i korrespondon fotos, e cila për shkak të paqartësisë nuk mund të lexohet mirë.

/Start/E.G/



                                                                                             2012-06-30 14:12
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›