Kërkuan tenxhere presioni në “Google”, i shkon në shtëpi skuadra anti-terror
LONDER-Një familje britanike është kontrolluar nga skuadra antiterroriste, pasi kërkuan në internet tenxhere presioni e çanta shpine. Shtëpia e një çifti anglez është kontrolluar nga gjashtë efektivë të forcave speciale, sepse gruaja kishte kërkuar në “Google” receta gatimi me tenxhere presioni, ndërsa bashkëshorti i saj një çantë të re shpine.
Kjo ka ngjallur dyshimet e policisë se çifti mund të ishte duke ndërtuar një bombë, si ajo që u gjet në Maratonën e Bostonit pas një sulmi terrorist pak kohë më parë. Kjo ndërhyrje e skuadrës antiterroriste ngjalli shumë polemika, dhe pyetja që bëjnë të gjithë është: “Si është në dijeni qeveria amerikane për ato që qytetarët kërkojnë në ‘Google’ në shtëpinë e tyre? Përgjigjen për këtë pyetje e dha menjëherë policia e New York-ut, nëpërmjet një komunikate për mediat.
Sipas tyre, detektivët e shërbimit të Inteligjencës në Suffolk, kanë marrë një informacion nga kompania e kompjuterave, pas kërkimeve që ka bërë një punonjës i tyre.
(d.b/GSH/BalkanWeb)