Sfidat e angazhimit ndërkombëtar në Ballkanin Perëndimor
Bruksel -Një panel ekspertësh ndërkombëtarë i ka thënë Komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, i njohur edhe si Komisioni Amerikan i Helsinkit, se SHBA-të duhet të ripërtërijnë përkushtimin e tyre për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor në rrugëtimin drejt integrimeve evropiane. Pjesëmarrësit kanë tërhequr vërejtjen se rajoni përballet me sfida të ndryshme, që mund të nxisin kthim prapa, nëse Shtetet e Bashkuara nuk angazhohen në tërësi me Bashkimin Evropian për një qasje të re ndihmash në këtë drejtim.
Në takimin e Komisionit Amerikan të Helsinkit, bashkëkryesuesi i këtij komisioni, Alcee L. Hastings, tha se diskutimet kishin për synim të trajtonin sfidat e angazhimit të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kongresmeni Hastings, në këtë kuadër, tha se viteve të fundit, një rëndësi e veçantë i është kushtuar Kosovës, e cila ka shpallur pavarësinë, dhe Serbisë, e cila e ka kundërshtuar atë. “Kjo situatë, përfshirë këtu edhe zhvillimet e brendshme në Kosovë dhe Serbi, meriton një vëmendje të vazhdueshme”, tha zoti Hastings. Ai ka ngritur edhe shqetësimet e tij për situatën e fundit në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa ka përmendur edhe sfidat përballë Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kroacisë në përpjekjet e tyre për integrimet evropiane.
“Me administratën e re këtu në Uashington dhe Evropën e sotme, tani është koha për t’i hedhur edhe një vështrim Ballkanit Perëndimor, duke u dhënë një shtytje të re marrëdhënieve ndërkombëtare, që do të siguronin për një afat të gjatë kohor se nuk do të ketë kthim në të kaluarën”, tha Hastings. Dëshmitari i parë në këtë dëgjim ishte Lordi Paddy Ashdown, i cili tha se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa duhet ta shfrytëzojnë shkopin e vetëm që mund të prodhojë rezultate, e ai është synimi për anëtarësim në bllokun evropian.
Diskutimet e tij, zoti Ashdown i përqendroi në Bosnjë, duke thënë se me gjithë thashethemet për shtimin e grupeve paramilitare, ai është i mendimit se Bosnja nuk është në rrezik të rrëshqitjes në konflikt. Paqja është e brishtë, pranoi zoti Ashdown, por, sipas tij, rreziku më i madh për këtë vend është shndërrimi i tij në një Qipro.
“E ndarë, jofunksionale, vrimë e zezë, me korrupsion të rrënjosur, një vend të cilin nuk guxojmë ta braktisim, sepse do të ishte shumë destabilizuese, por, njëkohësisht, nuk mund ta çojmë përpara as shtetësinë e plotë të Bosnjës. Ky mendoj se është rreziku më i madh”-tha Ashdown.
Duke folur, ndërkaq, për interesat e Rusisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, zoti Ashdown tha se Moska nuk ka më interesa afatgjata në Ballkan, por ajo shfrytëzon elemente të vendeve ballkanike për të bllokuar Perëndimin në fusha të tjera. “Ata e shfrytëzojnë Kosovën për interesa më të gjera të politikës ruse dhe kështu duhet ta kuptojmë këtë”-tha Ashdown. REL