E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kermabon përkrah proceset integruese të Kosovës

Ministri i Integrimeve Evropiane, Besim Beqaj e ka takuar të enjten shefin e misionit EULEX, Iv de Kermabon, me ç’rast ky i fundit ka theksuar se sundimi i ligjit është njëri ndër prioritetet për ecjen e suksesshme të proceseve integruese të Kosovës.

Pas takimit ministri i Integrimeve Evropiane, Besim Beqaj dhe shefi i misionit EULEX, Iv de Kermabon nuk kanë pranuar të flasin për gazetarë.

Mirëpo, përmes një kumtese për media të lëshuar nga Ministria e Integrimeve Evropiane , thuhet se gjatë takimit të jenë diskutuar modalitetet e bashkëpunimit për proceset integruese të Kosovës.

Beqaj e ka njoftuar Kermabon lidhur me prioritetet e ministrisë që drejton dhe për raportin e progresit dhe deri ku është arritur në realizimin e kushteve që Kosova të bëhet pjesë e procesit të liberalizimit të vizave.

Ministri Beqaj ka kërkuar që EULEX-i të përkrah kërkesat e Kosovës që sa më parë të bëhet pjesë e këtij procesi të liberalizimit të vizave.

Në këtë rast, Iv de Kermabon shprehu përkrahjen e tij dhe misionit të cilin e udhëheq për proceset integruese për Kosovën, ndërsa theksoi se sundimi i ligjit është njëri ndër prioritetet edhe për procesin e integrimeve evropiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›