E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërp apo Cannabis? Dënohet i gjithë fshati për të shpëtuar nderin e policisë

Shkodër-  Si kurrë ndonjëherë në historinë e drejtësisë shqiptare, 111 burra të një fashti u vunë të gjithë nën akuzë dhe u dënuan për të njëjtën çështje. Pas gjyqit të famshëm të Palermos kunder anëtarëve të Camorras, ky i Shkodrës ndaj banorëve të fshatit Shkrel, ishte më i madhi. Historia, e famshme tashmë, e duelit “Kërp apo Canabis” u mbyll me dënimin e të gjithë të akuzuarve në Gjykatën e Shkallës së Parë edhe pse më parë Gjykata e Lartë kishte dhënë një vendim që e detyronte policinë të dëmshpërblente fshatarët me 111 mijë dollarë për shkatërrimin e parcelave të kërpit industrial.

Kordinatori i shoqatës britanike Partneritet për rritje dhe Shoqatës së Fermerëve të Shkrelit, Alfred Pëllumbi, në një intervistë për gazetën IDEA, thotë se gjyakata ka zhvilluar një proces krejtësisht të njënashmë, me prova të dyshimta dhe krejtësisht antiligjor. Sipas tij i gjithë procesi ka si qëllim të justifikojë veprimin e policisë dhe të shpëtojë atë nga dëmshpërblimi

Gjykata e Shkodres dha vendimin për fermerët e Shkrelit pak ditë më parë, megjithatë ju si avokat keni kontestimet tuaja. Ku qëndrojë këto kontestime?

Jo vetëm vendimi, por i gjithë procesi ligjor është i jashtëligjshëm. Në këtë proces monstrouz dhe fals, nëse do ishte respektuar qoftë dhe një përqind ligji, nuk do kishin filluar as hetim jo me të merrej një dënim kaq i padrejtë ndaj farmerëve te Shkrelit . Kontesitmi ynë qëndron  si më poshtë vijon në 9 pika :

1. Te pandehureve nuk u janë komunikuar vendimet e ekspertimeve sipas nenit 179 pika 2 e Kodit të Procudurës Penale, duke u mohuar për rrjedhojë të drejtën e tyre për të kërkuar përjashtimin e ekspertit, të drejtën që të propozojnë ekspertë të tjerë, të drejtën të marrin vetë apo avokati i tyre pjesë në ekspertim dhe ti parashtronin pyetje eksperteve.

2. Për dy të pandehurit Z. Prek Lekaj dhe Gjergj Makaj nuk ka ekspertime kimike në dosje. Nuk ndodhet  asnjë vendim i asnjë lloj ekspertimi kimik .

3. Mostrat ( kampionet e bimeve ) për kryerjen e akt të ekspertimit nuk janë marrë nga inspektorët e farërave dhe fidanëve, ose në praninë e tyre por janë marrë nga policia duke shkelur në mënyrë flagrante udhezimin e përbashkët të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe të Ministrisë së Brendshme me nr 7 datë 03.05.2007 pika 9. Përkundrazi, Inspektoriati i Bujqësisë në rrethin e Malësisë së Madhe, zona ku dhe është mbjellë kërpi, deklaron zyrtarisht në letren e datës 20.06.2007 se lloji i farës së kërpit është variety UNIKO B që është familje e bimës së kërpit industrial.

4. Mostrat  që mori policia për ekspertim, nuk i kanë ndarë në dy zarfe të vulosura e të pasqyruara në procesverbalin e sekuestrimit në momentin e marrjes së mostrave, ku në bazë të ligjit një zarf duhet ta merrte vetë organi i policisë ndërsa zarfin tjetër të ia linte të pandehurit, të cilët po të kishin pretendime kur të dilnin rezultatet ata të mund të kërkonin ekspertimin e kampionit të tyre.

5. Në vendimet dhe aktet e eskpertimit nuk është kërkuar dhe pasqyruar se fara e mbjellë në tok렠nga të pandehurit  i përket kërpit ( Kanabis Sativ L ) për qëllime industriale apo i përket kategorive të kultivimt dhe prodhimit të produkteve të ndaluara që përcaktohen në pikën 9 të ligjit numër 92 , 71 datë 09.09.2004 për disa ndryshime në ligjin numër 97, 95 data 26 .07.1995 ( pra nuk është përcaktuar parametri  që lejon  dallimin ndërmjet THC  se kërpit industrial që përdoret për qëllime industriale dhe kërpit indian që përdoret për qëllime narkotike.

6. Përgjegjshmëria ligjore e të pandehureve është bazuar në ligjin shqiptar  me nr 79 , 75 datë 26.07.1995 i cili ndalon prodhimin e bimëve që kanë një përqindje më të madhe se 0.1 % THC dhe jo në konventen europiane për zhvillim, e cila e ka limitin e kërpit industrial deri në 0.3 % THC në të cilin në kemi aderuar, ku sipas nenit 122 pika 1 dhe 2 të Kushtetutes se Republikës së Shqipërisë, mbas datës së daljes se në gazetën zyrtare, jemi të detyruar të respektojmë dispositën Europiane dhe jo dispozitën tonë.

7. Përqindjet e mostrave të ekspertuara të të pandehureve variojnë nga 0.1 % THC, 0.18 , 0.55 % duke mos marrë parasysh ndikimet e klimës, të ndërhyrjeve me kimikate, të tokës, ujit dhe të gjithë faktorëve të tjerë atomsferikë.

8.  A duhet konsideruar si shkelje me pasoja ligjore kërpi industrial dhe produktet e mbjella në tokë të cilat rezultojnë se kanë përqindje me të lartës  0.1 % te THC kur në katalogjet zyrtare të specieve dhe varieteteve kombëtare dhe ndërkombetare është vërtetuar se disa bimë ose disa produkte bujqësore si domtaja, patatja, qepa etj kanë deri ne 0.3 % THC.  Pikërisht në katalogun zyrtare te botuar nga Enti Shteterore i Farerave dhe Fidaneve, i botuar nga Ministria e Bujqësise dhe Ushqimit në vitin 2005, në fq 52  pranohet mbjellja  e kërpit industrial pavarësisht përqindjes që mundet te këtë  më shumë se 0.1 % THC apo deri ne 0.3 % THC .

9.  Kërkojmë që të përcaktohet në sa metër distance mes njëra- tjetrës hidhen dhe mbillen farërat  e këprit industrial L  dhe ato të tipit Kanabis Sativ Indian me përmbajte narkotike? Dhe a mundet që farërat e kërpit indian me përqindje narkotike të mbillen si farërat e grurit apo jo? Mbasi në tabelat fotografike rezulton se në tokat e të akuzuarveve është mbjellur me metodën e  mbjellies së grurit ku bimët janë shumë afër njëra tjetrës, cka e vërteton katërcipërisht se është kërp industrial L.

Historia e kërpit të Shkrelit ka disa vite që endet nëpër gjykata? A mundet të na tregoni paradokset më të mëdha të kësaj historie nga njëra gjykatë në tjetrën?

Eshtë e vërtetë që ka vite që ky proces është nëpër gjykata por kudo ka vetëm inat të pashpjeguar të policisë së antidrogës, të cilët humbën betejën ligjore të incidentit të vitit 2001, ku fermerët dhe shoqata Britanike fituan të drejtën e marrjes se demshperblimit të një shume prej  111 mijë USD. Vendimi i fundit  është marrë nga Gjykata e Lartë me vendim nr 108 vitin e kaluar, në datën 3 Mars. Akoma fermerët nuk e kanë marrë dëmshpërblimin  por vendimi i Gjykatës së Lartë është përfundimtar. Kjo duket se nuk e le të qetë policinë e anti- drogës të  cilët kanë bërë dhe të gjithë manipulimet në vitin 2005, 2007, dhe 2008 duke hapur dhe dy procese te tjera false ndaj fermerve. Në vitin 2005 janë bërë dy lloje analizash,  në janar 2006 në institutin e mjeksëisë ligjore që e percaktojnë qartë që bima nuk përbën nivel narkotik dhe është e familjes së Kanabis Sativa L si dhe pastaj janë bërë analizat dhe në Itali të  cilat e tregojnë qartë që bima është e familjes Kanabis Satival L, jo narkotike.

Ndërsa analizat e 2008 të bërë nga policia e antidrogës, të njëanshme dhe pa praninë e inspektorëve të farërave, sic dhe e thashë më sipër, theksojnë se bima është kanabis sativa dhe e kalon përqindjen e lejuar nga ligji Shqipëtar 0.1 % THC. Këto analiza nuk sqarojnë asgj렠më shumë. Në disa raste përqindja tejkalohet nga kushtet klimaterike që vetëm zoti i ndryshon dhe jo fermeret sic jane dielli, shiu, kimikatet, etj. Paradoksi është i madh se si shteti e lejoi këtë farë droge qe te futet ligjerisht. Si  ne 2005 , 2007, 2008 qenka mbjellur drogë dhe sot na dalin fajtorë? Pra ku ishte shteti që e lejoi  drogën të rritej.

Nëse fermerët  sot pas  6 vitesh, 5 vitesh dhe 4 vitesh janë fajtorë, atëherë fajtor janë të gjithë dhe duhen te gjithë te dënohen përndryshe dënimi ndaj fermerëve është diskriminues, i qëllimshëm dhe pa asnjë bazë ligjore. Paradoksi tjetër është se si inspektorët e farërave zyrtarisht e konfirmojnë që  bima është kërp. Shkencërisht, forma e mbjelljes së kërpit është si gruri ku bimët jane ngjitur me njëra tjetrën ndërsa bimët narkotike duhet të kenë një distancë 50 cm me njëra tjetrën, atëh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›