E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërpi, policia “sherr” me komunën Shkrel

• Kultivimi i kërpit industrial në komunën Shkrel të Malësisë së Madhe bëhet jashtë kontrollit të autoriteteve shtetërore. Kryetari i komunës së Shkrelit në Malësinë e Madhe, Ferdinand Stërkaj, tha dje në një takim me krerët e policisë se nuk ka asnjë referencë mbi përpunimin e kërpit industrial në zonën e qeverisur prej tij. “Nuk dihet nga ka ardhur fara e bimës, pasi nuk ka faturë zhdoganimi, mungojnë faturat edhe për magazinimin e saj. Po kështu edhe për produktin e kërpit industrial, nuk dihet nga ka shkuar, ku është magazinuar apo eksportuar pasi nuk ka asnjë faturë”. Kjo ka qenë deklarata e kreut të komunës së Shkrelit, e njohur për konfliktin e saj me policinë për shkak të kultivimit të kërpit industrial. Sipas kryekomunarit Stërkaj, edhe fara e kërpit nuk ka një referencë apo leje importi nga Ministria e Bujqësisë e cila duhet të japë edhe miratimin e saj për mbjelljen për farëra të ndryshme që hyjnë në territorin e Shqipërisë. Ka qenë drejtori i Luftës ndaj Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, nënkomisar, Arjan Muça, ai që ka ndërhyrë pas fjalës së kryetarit të komunës Shkrel. “Ka një udhëzim të përbashkët të ministrave të Bujqësisë dhe të Brendshëm, për kontrollin dhe autorizimin e mbjelljes së bimëve industriale dhe ai udhëzim duhet të zbatohet”, tha Muça. Ai konfirmoi se në të gjitha rastet që policia do të kontrollojë dhe do të gjejë përmbajtje të lëndës së quajtur THC, më tepër se 0.1 për qind në bimë apo në farë, përgjegjësit do të arrestohen. ReplikatZyrtari i policisë paralajmëroi se do të arrestohen dhe ndëshkohen edhe kultivuesit e bimëve me përmbajtje të tilla. Menjëherë ka replikuar kryetari i komunës Shkrel, i cili tha se fshatarët që kanë mbjellë këtë bimë nuk kanë pasur përfitime. Ai kërkoi rritjen e kontrollit mbi magazinimin dhe eksportimin e kësaj bime, duke qenë se në Shqipëri nuk ka industri për përpunimin e saj. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ahmet Prençi, i cili ndodhej në takimin me krerët e komunave tha se, gjatë vitit të kaluar, janë dyfishuar procedimet penale dhe arrestimet për akuzat e mbjelljes, përpunimit e trafikimit të kanabisit. “Për shkak të goditjes së këtij fenomeni, çmimi i shitjes për kilogramë të marijuanës ka kaluar shumën e 130 eurove”, shtoi kreu i Policisë së Shtetit. Ai pohoi se në shumë raste policia ka identifikuar se droga është mbjellë në zona pyjore dhe në që administrohen nga drejtoritë e Pyjeve. Prençi akuzoi Policinë Pyjore se nuk ka kryer detyrën për parandalimin e mbjelljes së kanabisit në zonat që ka në administrim. Kreu i policisë, theksoi se janë vërejtur mangësi në angazhimin e administratës publike vendore në bashkëpunimin me policinë për minimizimin e mbjelljes së bimëve narkotike. “Toleranca ndaj çdo kujt që do të merret me këtë veprimtari do të jetë zero”, konfirmoi kryepolici Prençi.130 europër kilogramë, është çmimi që ka arritur shitja dhe tregtimi i kanabisit në Shqipëri. Ky fakt u bë i ditur nga kreu i policisë, Ahmet Prençi3 zonajanë identifikuar nga Policia e Shtetit në hartën e mbjelljes së kanabisit, gjatë vitit të kaluar: Lumi i Vlorës, Lazarati dhe Malësia e ShkodrësKryetari i komunës Lazarat: Në fshat nuk ka drogë dhe persona të kërkuarTIRANE - Kreu i komunës së Lazaratit, Dashnor Aliko, ka reaguar dje pas deklaratës së policisë se Lazarati ndodhet në hartën e zonave problematike për kultivimin e kanabisit. Aliko ishte i pranishëm në takimin mes përfaqësuesve të pushtetit vendor me krerët e policisë dhe të Ministrisë së Brendshme. Dashnor Aliko, ka pranuar se më parë ka pasur raste të mbjelljes së kanabisit, por ai tha se aktualisht ka një rënie krahasuar me vitet e shkuara. Sipas kreut të komunës, janë rreth 15-20 procedime penale të kësaj natyre të filluara nga policia. “Para një jave ne patëm takim me drejtorin e Policisë së Qarkut, përfaqësues të qeverisë dhe të Policisë së Shtetit, për t’i thënë stop këtij fenomeni dhe për të nxjerrë Lazaratin nga harta e kultivimit të bimëve narkotike”, u shpreh Aliko. Sipas tij, ai si kryetar komune, por edhe të zgjedhurit e tjerë vendorë do të kenë tolerancë zero ndaj këtij fenomeni. “Në Lazarat nuk ka persona të kërkuar. Ka vetëm dy djem lazaratas, që për arsye të moshës së tyre të vogël kanë ikur përpara se ndaj tyre të zhvillohej procesi gjyqësor. Të tjerë të kërkuar në Lazarat nuk ka”, vijoi kryekomunari. Sipas tij, nuk ka qenë ndonjë herë problem ndërhyrja e policisë në Lazarat, ndonëse janë shënuar incidente. “Incidentet në Lazarat janë shënuar kur policia nuk ka ndërhyrë me një mision të caktuar. Kur policia hyn me një mision të caktuar njerëzit që kanë shkelur ligjin e dinë këtë”, tha Aliko. Ai shtoi se, policia është organ shtetëror dhe ajo ka të drejtë të ndërhyjë edhe në Lazarat si kudo në të gjithë vendin.Ja harta e mbjelljes së kanabisitTIRANE - Kreu i Policisë së Shtetit gjatë takimit të djeshëm me krerët e komunave dhe qarqeve, pohoi se zonat problematike për kanabisin në vend, sipas hartës së policisë janë ngushtuar gjatë dy viteve të fundit. Sipas kryepolicit, nga një numër i konsiderueshëm zonash që ata kanë identifikuar dy vite më parë, vitin e kaluar harta ishte ngushtuar duke mbetur vetëm në tri zona. Prençi konfirmoi se në hartë si zonë problematike janë Lazarati, Lumi i Vlorës dhe zona e Malësisë së Shkodrës. Për vitin 2008, Prençi tha se, synohet që të zhduket tërësisht mbjellja e kanabisit edhe në këto pika të mbetura të hartës së policisë. Kjo sipas tij, do të arrihet me ndihmën e pushtetit lokal, qytetarëve dhe me strategjinë “zero tolerancë ndaj kultivimit të drogës”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›