Vrasjet, pajtohen policia me Prokurorinë
• Dosjet e krimit ekonomik në Elbasan, ato të korrupsionit dhe të abuzimeve me tenderët në institucione të ndryshme do të rishihen nga Prokuroria.ALDO KOZARJA / ELBASANKryeprokurori i ri i këtij rrethi, Ervin Gjokaj, pohoi dje në një prononcim për “Panorama” se, nuk do të lihen pas dore as dosjet e çështjeve të vjetra, si dhe ato që janë pezulluar prej kohësh nga policia. Sipas tij, do të jetë pikërisht ky institucion që do ndihmojë Prokurorinë për të bashkëpunuar në luftën kundër krimit. Gjokaj, i cili ndodhet në krye të organit të akuzës së Elbasanit pohoi dje se, më parë ka pasur një konflikt midis policisë dhe institucionit që ai drejton, por që me ardhjen e tij në krye të Prokurorisë së këtij qyteti midis dy institucioneve do ketë bashkëpunim. Konflikti midis Prokurorisë dhe policisë erdhi pasi në katër raste, dy tentativa vrasjesh, një korrupsioni dhe një personi të arrestuar me 30 kilogramë kanabis, pas prangosjes nga policia ishin liruar me urdhër të Prokurorisë. Ankesa e policisë te kryeprokurorja e vendit, Ina Rama, u bë shkak që në fillim të këtij viti të ndryshohej drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit.Konflikti Kreu i akuzës pohon se, tashmë mes Drejtorisë së Policisë Elbasan dhe Prokurorisë është gjetur sërish mirëkuptimi, i cili para se Gjokaj të merrte këtë detyrë mungonte dhe kjo pas një relacioni që kishte dërguar policia e Elbasanit në adresë të organit të akuzës. Megjithatë këto i përkasin të kaluarës, pasi prokurori i ri e ka nisur punën me një ritëm të kënaqshëm dhe deri tani mes grupit të prokurorëve dhe eprorit të tyre mbizotëron vetëm qëllimi i luftës kundër krimit. Gjokaj, i cili prej gati një muaji ndodhet në Prokurorinë e Elbasanit ka drejtuar më parë organin e akuzës së Fierit. Punën në krye të organit të akuzës ai e ka nisur me një platformë konkrete. Sipas tij, rishikimi i dosjeve të krimit ekonomik, korrupsionit, abuzimet në tenderë në institucione të ndryshme apo rihapja e dosjeve të vjetra e atyre të pezulluara veç tjerash, do kërkojë ndihmën dhe bashkëpunimin me komunitetin. Bashkëpunimi Gjokaj i bëri thirrje qytetarëve që të denoncojë pa hezituar çdo rast, duke i garantuar në luftën kundër krimit. “Komuniteti e ka në dorë të denoncojë krimin dhe abuzimet e ndryshme, trafiqet e çdo lloj dhe të mos heshtet për çfarëdolloj fenomeni”, tha ai. Gjokaj pohoi se, është duke punuar intensivisht me Drejtorinë e Policisë Elbasan, por dhe katër komisariatet në Qarkun e Elbasanit për të bashkërenduar punën dhe për të luftuar krimin. Aktualisht, mësohet në organin hetimor të qarkut Elbasan janë një sërë dosjesh që kanë të bëjnë pikërisht me drejtues apo ish-krerë institucionesh kryesore në qark, të cilët kanë abuzuar me tenderë dhe kanë shpërdoruar detyrën në mënyrën më të keqe. Prokurori Gjokaj për këtë pikë nuk bën komente, por pohon se do të jenë hetimet e mëtejshme ato që kanë për të vënë përpara drejtësisë autorët e abuzimeve me detyrën.3 rastearrestimesh nga policia e Elbasanit, që janë nxjerrë “blof” nga Prokuroria u bënë shkak për fillimin e konfliktit mes dy institucioneve2 javëmë parë me urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme është ndryshuar drejtuesi i Prokurorisë së qytetit të Elbasanit. Drejtuesi i ri kërkoi bashkëpunim me policinë