Këshilla për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak
Niveli i lartë i kolesterolit në gjak, konsiderohet si një nga shkaqet e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës, infarktit, madje dhe goditjeve cerebrale në tru.
AIDA MALAJ
Në një intervistë për “Panorama”, mjekja kardiologe, Nevila Çaushi, tregon se cilat janë nivelet optimale të tij në organizëm? Si mund të parandalohet dhe si ndikon regjimi ushqimor në mbajtjen nën kontroll të kolesterolit në gjak:
Doktoreshë, si ndikon kolesteroli në organizmin e njeriut?
Kolestroli është një yndyrë e pranishme në trupin e njeriut dhe e rëndësishme për organizmin. Por nëse kalon mbi vlerat normale, kolesteroli bëhet shkaktar për shfaqjen e disa patologjive, p.sh. ishemive kardiake, infarktit dhe goditjeve cerebrale. Niveli i lartë i yndyrës në gjak dhe kolesterolit është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për shfaqjen e arterosklerozave dhe të të gjitha problemeve që lidhen me të (anginave, infarktit të miokardit, iktusve) edhe në moshë të re.
Kur quhen vlera jo optimale, cili është kufiri “i dëmshëm”?
Nga mjaft studime shkencore ka rezultuar se niveli total i kolesterolit në gjak duhet të qëndrojë nën 200 mg/ml dhe kolesteroli LDL (i quajtur dhe kolesteroli i keq) nuk duhet të kalojë 160-130 mg/ml. Kjo, sepse në nivele më të larta se 200 mg/ml kolesteroli mund të futet në muret e enëve të gjakut, duke shtrënguar diametrin e arterieve dhe duke ulur aftësinë e tyre për të çuar gjakun, e kështu dhe ushqimin e qelizave. Në këtë mënyrë, kolesteroli shndërrohet në një ndër faktorët kryesorë të rrezikut për shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare, arterosklerozat dhe patologjive të tjera, p.sh. infarkti i miokardit dhe iktusit.
Kush janë më të riskuar të shfaqin të tilla probleme?
Mendohet se janë moshat mbi 50 vjeç dhe meshkujt, për shkak të mungesës së aktivitetit fizik, duhanit, alkoolit etj.
Cilët janë shkaktarët e rritjes së nivelit të yndyrës në gjak?
Ndër shkaktarët kryesorë të rritjes së nivelit të yndyrave në gjak është mënyra e ushqyerjes, një dietë e pasur kryesisht me yndyrë shtazore. Por, edhe mbipesha, trashëgimia, stresi etj.
Është e vërtetë që kolesteroli hyn në organizëm vetëm nga ushqimi?
Jo. Në të vërtetë kolesteroli i marrë nga ushqyerja nuk i kalon të 20%. Shpesh mendohet gabim kur mendohet se i gjithë kolesteroli vjen nga ushqimet, pasi gati 80% është me origjinë endogjene (pra, që krijohet nga vetë organizmi). Prodhimi është rreth 1-2 g në ditë, ndërkohë që organizmi merr në ditë me dietën rreth 200-500 mg). Një pjesë e kolesterolit të tepërt eliminohet nga mëlçia, dhe vetëm acidet yndyrore mund të kalojnë nëpërmjet venës porta. Pjesa tjetër, që janë në nivel të mureve intestinale, vijnë të risintetizuara në trigliceride së bashku me sasi të vogla proteine kolesteroli dhe fosforilipidesh.
Në përgjithësi, “fajtor” për marrjen e kolesterolit janë: derivatet e gjalpit, yndyrna që merren nga mishi dhe kryesisht nga veza.
Si mund të ulet niveli i kolesterolit?
Studimet e kohëve të fundit kanë treguar se dieta mesdhetare që bazohet në zarzavatet, frutat, peshkun, mishin e pulës, kryesisht atë të bardhë, ndikon në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak. Në të njëjtën kohë rekomandohet të përdoren sa më shumë ushqimet e freskëta, të papërpunuara dhe të ziera. Ndërsa për gatim këshillohet të përdoret vaji i ullirit dhe ai i misrit. Sigurisht, kjo dietë duhet të shoqërohet me barnat përkatëse, sepse nëse nuk kombinohen, nuk japin efekt. Ndër medikamentet që përdoren, statinat kanë rezultuar mjaft të efektshme në trajtimin e nivelit të lartë të yndyrave në gjak.
Eshtë e vërtetë që aktiviteti fizik ndikon në uljen e yndyrave në gjak?
Po, kjo është e vërtetë. Aktiviteti sportiv aerobik kontribuon në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak. Nga studimet e fundit ka dalë se mjafton një lëvizje e moderuar për të paktën 30 minuta në ditë, për të ulur deri në 30% rrezikun e sëmundjeve kardiake.
Shëtitjet në ajër të pastër, noti, ecja me biçikletë, por edhe gjëra të vogla të jetës së përditshme, si p.sh. përdorimi sa më pak i ashensorit, makinës, telekomandës, të gjitha ato elemente të jetës moderne që të largojnë nga aktiviteti fizik.
Dieta e pasur me kolesterol:
mishi me dhjam
sallameritë
të brendshmet e bagëtive, truri
djathërat me yndyrë
eliminoni ushqimet që përmbajnë
yndyrna të indogjenuar ose margarinë