E Diel, 1 Nëntor 2026

Nëna të stresuara në shtatzëni? Fëmijët riskojnë astmën dhe alergjinë

Një nënë e stresuar gjatë shtatzënisë mund t’i transmetojë fetusit, nëpërmjet kordonit ombilikal, një tepricë imunoglobulinash që shtojnë tek i porsalinduri rrezikun për t’u bërë astmatik apo alergjik. 

Të paktën ky është konkluzioni i një studimi të kryer nga një grup i “Harvard Medical School” i prezantuar me rastin e “International Conference” të “American Thoracic Society” që po mbahet në Toronto, Kanada. Studiuesit kanë kryer studimin te një grup me rreth 400 fëmijë, tek të cilët është matur përqendrimi i IgE në kordonin umbilikal në momentin e lindjes. Fëmijët i janë nënshtruar disa kontrollove: pas një viti, pas dy dhe katër vitesh. Shkencëtarët këmbëngulin se kanë hasur një përqendrim më të lartë të IgE në kordonin umbilikal të nënave që kishin përjetuar shtatzëninë e tyre në gjendje të lartë ankthi dhe stresi. Në veçanti, te këta fëmijë me kalimin e viteve është vërejtur një rrezik i dyfishtë se tek të tjerët për të shfaqur astmë dhe alergji. “Studimet që konfirmojnë se shëndeti i fëmijës kalon nëpërmjet asaj të nënës, sa vjen e po shtohen. Madje dhe shqetësimet si ankthi dhe alergjitë, që zakonisht shfaqen për shkak të ekspozimit të fëmijëve ndaj agjentëve të jashtëm, duket se mund të ndikojnë që në barkun e nënës”, ka deklaruar Rosalind Wright, një nga autoret e studimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›