Rigjykim vrasjes së policit, familja: S‘dinim për gjyqin
LAÇ – Familjarët e Mark Gjokës, policit nga Mamurrasi të vrarë në vitin 1999, kanë reaguar pasi nuk janë lajmëruar për rikthimin për gjykim të kësaj çështjeje.
Burime pranë Gjykatës së Kurbinit bëjnë të ditur se, para dy ditësh është zhvilluar seanca e parë e rigjykimit të ngjarjes, ku ka mbetur i vrarë efektivi i policisë së Laçit. Rihapja e gjykimit ka ardhur pas një vendimi të Gjykatës së Lartë pak kohë më parë. Ndërkohë që kjo gjykatë nuk ka lajmëruar për një gjë të tillë familjen e viktimës, të cilët e kanë mësuar këtë fakt nga përfaqësues të medias. Në një prononcim për “Panorama”-n ata kanë pohuar se, “mbajtja fshehur e zhvillimit të gjyqit, na bën ne që të dyshojmë se pas kësaj heshtjeje fshihet diçka”. “Mosthirrja në gjykatë na bën që të dyshojmë në mosdhënien e një vendimi të drejtë”, është shprehur nëna e policit të vrarë. Familjarët i kërkojnë kryeministrit dhe presidentit të vendit që të ndërhyjë për të dhënë drejtësi, për të dënuar autorin e krimit, që qëlloi mbi patrullën e policisë së Kurbinit në dhjetor 1999, ku mbeti i vrarë Gjoka. Përveç familjarëve, në seancën e dy ditëve më parë, nuk është lejuar as prania e medias. Sipas burimeve të gazetës bëhet e ditur se, i pandehuri për këtë vrasje Shkëlqim Sula, i cili vuan dënimin për këtë ngjarje, është përfaqësuar në mungesë nga avokati i tij. “Unë kam besim dhe vazhdoj të shpresoj që shteti do të mbrojë në radhë të parë punonjësit e tij. Po kështu për vetë specifikën që ka ky gjyq, ku është rikthyer për gjykim, prezenca jonë në sallën e gjyqit mendoj që duhet të ishte e padiskutueshme. Unë e përsëris nuk do qëndroj asnjëherë pasive përsa i përket kërkimit të dënimit të vrasësit”, ka vijuar nëna e Gjokës. Për ngjarjen e ndodhur 9 vjet më parë Prokuroria e Kurbinit ka kërkuar burgim të përjetshëm për autorin Shkëlqim Sula, i cili është duke e kryer këtë dënim. Të njëjtin vendim për Sulën ka lënë edhe Gjykata e Apelit, pasi sipas saj ai ishte autori i vrasjes së Mark Gjokës. Por me dërgimin e çështjes në Gjykatën e Lartë, çështja u rikthye për gjykim. Mësohet se i pandehuri Sula ka kërkuar gjykim të shkurtuar për çështjen. r.n