E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilla të vyera nga një kulturë antike

Dong Hongjie- (vijon nga dje) Prejardhja e Festës së Pranverës Në gjuhën kineze, pranvera shkruhet me karakterin (chun) , që para 5 mijë vjetëve shkruhet si Në këtë hieroglif, pjesa simbolizon fushën, pjesa përfaqëson diellin, ndërsa pjesa ka kuptimin e farës së mbirë. Hieroglifi na demonstron një pamje plotë gjallëri: pas dimrit të ftohtë dhe të gjatë, nën rreze dielli, ngrohtësia rikthehet në tokë, ku një farë zgjohet dhe mbin. Kësisoj, nënkupton stinën e ngrohtë me rigjallërimin e gjithçkaje. Një shprehje kineze thotë: “Dita planifikohet në mëngjes, ndërsa viti në pranverë”.

Paraardhësit kinezë shpiknin që herët veglat bujqësore dhe fillonin jetën bujqësore me banim të qëndrueshëm. Ata besonin se fillimi i mirë është gjysma e suksesit, prandaj i kushtonin shumë rëndësi pranverës. Vit pas viti, ata fillonin punët në tokë që nga pranvera, përdornin mençuri e paguanin me djersë dhe merrnin korrje në vjeshtë. Gjatë trajtimit me tokën, kinezët e lashtë kuptonin se ndjekja e rregullave të motit, do të sillte korrje të bollshme në fushë dhe më tej. Të respektonin natyrën dhe të përshtateshin me normat natyrore, do të arrihej sukses në çdo punë. Para 2 mijë vjetëve, ata përgjithësonin kalendarin bujqësor në përshtatje me punët e tokës. Edhe shumë festa tradicionale kineze kanë ardhur nga bujqësia.

Festa e Pranverës quhet edhe “Viti i Ri”. “Vit”, në kohë të lashtë, kupton ciklin e rritjes së drithërave. Drithërat piqen një herë në vit, kurse Festa e Pranverës është pikërisht në kohë të lirë midis korrjes dhe mbjelljes, gjë që simbolizon kremtimin e korrjes së bollshme dhe mbjelljen e shpresës për vitin e ardhshëm. Festa “Shkëlqimi i pastër”, që quhet edhe festa e ekskursionit, bie zakonisht më 4, 5 ose 6 prill. Në këtë rast, të gjitha qeniet rriten dhe koha është e pastër dhe e ndritshme, që përshtatet për lëvrimin dhe mbjelljet dhe njerëzit dalin nga shtëpia për në fushë. Më vonë, duke shfrytëzuar këtë kohë të bukur, njerëzit pastrojnë varrezat, për përkujtimin e të afërmve të vdekur.

Festa e Vjeshtës së Mesme, që bie më 15 gusht sipas kalendarit bujqësor, është pikërisht në kohën e pjekjes së drithërave. Në këtë festë, njerëzit këndojnë e vallëzojnë për të kremtuar korrje. Kjo festë takon edhe hënën e plotë, prandaj Festa e Vjeshtës së Mesme simbolizon edhe bashkimin e familjes. Kujdesi për shëndetin në pranverë Kinezët adhurojnë natyrën dhe respektojnë normat natyrore. Gjatë jetës mijëvjeçare në trajtimin e bujqësisë, ata kanë nxjerrë rregulla, të cilat ndikojnë thellësisht në filozofinë e kujdesit për shëndetin në përshtatje me natyrën: ringjallja në pranverë, rritja në verë, mbledhja në vjeshtë dhe kursimi në dimër, që do të thotë rregullojnë rendin e ditës, sjelljen e njeriut dhe gatimet në kuzhinë sipas stinëve të ndryshme.

Në pranverë, ndryshon shumë presoni i atmosferës dhe rigjallërohen edhe insekte e viruse, prandaj duhet të tregoni më shumë kujdes për shëndetin. Më mirë të ngriheni herët në mëngjes dhe të flini herët në darkë, të keni më shumë aktivitet në natyrë dhe të thithni ajër të freskët, por mos harroni të ecni ngadalë. Të mbani të lëshuara flokët, nëse keni flokë të gjatë dhe i keni mbajtur lidhur në dimër. Lidhur me ushqimin, duhet të hani më shumë perime jeshile se sa mish. Në pranverë, më mirë të përdorni më pak uthull ose ushqime të tharta, sepse kjo është stina e mbirjes dhe e përhapjes, kurse uthulla ose të thartat kanë karakterin e mbledhjes dhe kufizimit. Pra në këtë stinë është e dobishme të hash perime me aromë të fortë, si: spec djegës, qepë, presh, majdanoz etj., që të aktivizoni trupin. Pas një gjumi të lodhur dhe të gjatë dimëror, vjen pranvera e bukur, kur njerëzit mbjellin shpresën dhe presin lumturinë në vitin e ri. Dong Hongjie -Pedagog i gjuhës kineze në Universitetin e Tiranës. Përkthyes:Wang Lei-Gazetare në Redaksinë e Shqipes të Radios së Jashtme të Kinës.


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›