Vrasës me pagesë
Protesta e 21 janarit 2011 u mbyll me katër viktima, tre të vrarë me armë zjarri në harkun e dhjetë minutave dhe një i plagosur rëndë që do të ndërronte jetë pak ditë më vonë. Pas tragjedisë së ndodhur në Bulevard, ku humbën jetën katër persona dhe u plagosën disa të tjerë, prokuroria nisi hetimet në mënyrë intensive. I pari që u vu në pranga, për hapje zjarri ndaj protestuesve në mënyrë të drejtpërdrejtë ishte Agim Llupo. I vendosur në një skutë, pavarësisht se krejtësisht i dukshëm, plumbat që dolën nga arma e tij u tha se i morën jetën Ziver Veizit. Madje ishin pikërisht pamjet filmike që sqaruan edhe momentin fatal, pasi gjithçka që kishte të bënte me vrasjet, fillimisht u duk si e pamundur për të shkuar tek autorët. Më pas ishin një sërë efektivësh të tjerë që u vunë nën akuzë, të cilët hap pas hapi fituan lirinë, derisa vjen momenti i “dorëzimit” të Ndrea Prendit. Ish-kreu i Gardës u vu nën akuza të drejtpërdrejta, për atë ngjarje që ende nuk është zbardhur plotësisht, ndërsa u hetua dhe u gjykua në masën e arrestit shtëpiak megjithë këmbënguljen e akuzës për çuarjen e tij në qeli. Vetëm pak ditë më parë, në një seancë maratonë prej 4 orësh dy prokurorët e çështjes radhitën akuzat ndaj të pandehurve, duke i cilësuar si autor të vrasjeve me dashje dhe duke kërkuar 23 vite burg për gjeneralin e Gardës së Re- publikës dhe 25 vjet burg për gardistin. Akuza shfajëson shoferin, ndërsa mbrojtja e dy “fajtorëve” sjell kazus-in e viktimës-protestues, Carlo Gulianit nga Italia, për të bërë të pavlefshme punën dyvjeçare të prokurorisë mbi hetimin e vrasjes së 4 protestuesve. Asgjë nuk e lidh rastin italian, që ka marrë si precedent gjykata e Tiranës, per 21 janarin. Ne rastin Italian bëhet fjalë për përdorim arme për mbrojtje personale nga një rrezik i vërtetë, i menjëhershëm, ndërsa gardistët vranë protestues me duar në xhepa jashtë rrethimit të Kryeministrisë. Shpallja e pafajshme e dy të fajshmëve ishte një goditje e rënd jo më për familjarët e 4 demonstruesve por për gjithë Shqipërinë. Sot shoqëria shqiptare nuk është e ndarë në opozitarë edhe mazhoritarë...! Sot vendimi i gjykatës për 21 janarin vërtetoi se ndarja e shoqërisë shqiptare është tashmë në viktimat e vrara nga pushteti dhe njerëzit e mbrojtur të pushtetit...! Me atë vendim u goditë Shqipëria...! E teksa mësoja atë lajm, për atë vendim të pafytyrë, kuptova dhe pafytyrësinë e këtij pushteti të shpërfytyruar me kohë.....!Për shoqërinë shqiptare, sot në krye të listës së vrasësve me pagesë janë 3 gjyqtarët që gjykuan atë çështje, si Besnik Hoxha, Arjana Caca, Adriana Bera…!Për të hequr vëmendjen nga fëmijët e tij, Sali Berisha ka ndërmarrë aktin më ekstrem të tijin duke shpallur të pafajshëm dy të fajshëm!
Geraldo Durda/Qytetar