E Diel, 1 Nëntor 2026

Qëllimi kryesor i SHBA për paqen dhe sigurinë globale

11-02-2013 / Nga Ilirian Dahri

Të interesuar ngahera për sigurinë dhe paqen në botë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës çdo ditë dhe më shumë janë të angazhuar në misione për paqen anembanë globit. Natyrisht këto misione kanë edhe një kosto në jetë njerëzore dhe pikërisht për këtë amerikanët prej vitesh kanë punuar për të reduktuar viktimat qofshin këto civile apo ushtarake. Për këtë qëllim është punuar që avionët pa pilotë të jenë sa më efikasë dhe të sofistikuar. Janë avionë që komandohen sepse janë pa pilotë por në të njëjtën kohë janë armët e preferuara të administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të udhëhequr nga presidenti, Barak Obama. Të preferuara sepse sipas të dhënave që prej janarit të vitit 2009, ka patur bombardime 1 herë në katër ditë. Zakonisht preferohen bazat e talebanëve apo ato të Al – Kaedës, pra të terrorizmit ndërkombëtar që strehohen sidomos në Pakistan por edhe në vende të tjera. Ka shumë avionë të tillë që përdoren në operacionet ushtarake por që janë edhe nën komandën e Cia-s. Sipas funksionarëve të antiterrorizmit të Shteteve të bashkuara të Amerikës gjithmonë dhe më shumë sulmet me këta avionë po perfeksionohen në mënyrë që mos të vriten njerëz të pafajshëm dhe që nuk kanë lidhje me terrorizmin, madje sipas ekspertëve në tetë muajt e fundit në Pakistan nuk ka patur asnjë viktimë civile. Natyrisht pakistanezët deklarojnë shifra të ndryshme që sipas tyre arrijnë në 45 civilë të vrarë. Për të nxjerrë këto të dhëna Zyra Investigative e Gazetarëve ka parë mbi dymijë dokumenta përfshi këtu edhe lajmet nga mediat pakistaneze por edhe ato ndërkombëtare. Sidoqoftë duhet nënvizuar fakti se që prej  vitit 2009 strategjia e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama ka qenë fokusuar në mënyrë që në Afganistan të punohej me operacione ushtarake në mënyrë që bazat e Al - Kaedës të goditeshin në mënyrë të vazhdueshme. Në një vit të presidencës të Barak Obamës numri i sulmeve me anë të avionëve “droni” kapërceu shifrën e sulmeve që kishte kryer ish presidenti amerikan George W. Bush. Goditen piratët, terroristët, grupet ushtarake islamike por edhe njerëzit e Al - Kaedës të cilët janë aktivë edhe në Arikën Lindore dhe në Oqeanin Indian. Por sakaq këta avionë “droni” gjithnjë dhe më shumë po përdoren edhe në Etiopi dhe Arabi Saidite dhe menaxhohen nga forcat speciale dhe nga Cia në një strategji të luftës kundrër terrorizmit për të cilën ka punuar shumë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama. Puna e kryer ka qenë e jashtëzakonshme sepse janë dëmtuar militantët islamikë të Shabhab të Somalisë të lidhur me Al - Kaedën të cilët pastaj janë detyruar të dalin nga bazat  e tyre. Paqe dhe siguri në botën që ende nuk është e sigurtë. Ky është qëllimi i “dronëve”. Në Afrikë janë tashmë rreth 2 mijë njerëz të angazhuar të cilët kërkojnë sjellin paqen dhe sigurinë në atë rajon ndërsa territori i Somalisë është gjithmonë i ruajtur nga këta avionë special që janë nën urdhrat  e marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vetë qeveritë kanë pritur me entuziazëm mbërritjen e tyre duke qenë se nuk arrinin dot që të përballonin piratët afrikanë. Natyrisht gjithçka është mbajtur sekret deri në momentin që shumë prej lajmeve më pas janë bërë të qarta edhe për opinionin publik. Sidoqoftë këta avionë me pak kosto janë në gjëndje të kontrollojnë hapësira të mëdha që arrijnë hera – herës deri në 1.300 kilometra. Vetë presidentët e shteteve që kanë probleme me piraterinë apo terroristët kanë qenë të kënaqur me praninë e ushtarëve amerikanë dhe një prej tyre deklaronte se “nuk jam në kundërshtim si parim” me ruajtjen që bëhet nëpërmjet këtyre avionëve por ndërkaq kërkonin që këto lajme të mbaheshin sekret dhe t’i dinin vetëm presidentët e vetë shteteve dhe dhe askush tjetër. Në një paradë të katër avionëve Reaper amerikanë ku merrnin pjesë rreth 30 gazetarë një diplomat amerikan deklaronte se: “Qeveria na ka ftuar të luftojmë piraterinë por këta avionë kanë një kapacitet më të madh dhe mund të marrin pjesë edhe në misione të tjera”. Krijimi i këtyre bazave për avionët bën të mundur që të ruhen shtete të cila nuk do të arrinin dot që të ruanin sigurinë dhe paqen e tyre duke filluar që nga Somalia, Jemeni apo Eritrea vende këto në të cilat ka një prani të konsiderueshme terroristësh islamikë të udhëhequr nga Ayman al - Zavahiri. Me anë të dronëve, amerikanët mund të godasin në një mënyrë të tillë që mund të reduktojnë edhe humbjet e jetëve njerëzore. Në territorin tribal të Pakistanit që ka shumë probeme me terrorizmin qeveria pakistaneze kishte autorizuar amerikanët dhe sidomos Cia - n për të përdorur një bazë sekrete për dronët.  Rreziku numër një është se grupet xhihadiste të al – Shabaab në Somali po lidhen me ato të Al - Kaedës në magrebin islamik (Sahel) por edhe me lëvizjen Boko Haram shumë aktive në veri të Nigerisë. Kudo ku ka probleme, në Arabi Saudite, në Jemen, në Azi dhe Afrikë ndodhen tashmë  bazat sekrete të Cias. Ndodhen edhe në Afganistan në aeroportin e Bagram –it, të Zhalalabad dhe Kandahar - it. Pastaj në Katar, Kuvait për të vazhduar pastaj në Europë në bazën kryesore që ndodhet Sigonella në Siçili nga ku niseshin për operacionet ne Libi përgjatë luftës kundër Gedafit. Qëllimi kryesor i amerikanëve është ai i paqes dhe sigurisë anembanë globit.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›