Këshillat, Si ti ruajmë bakteret e dobishme për mbrojtjen e shëndetit
A e dini që në trupin tuaj gjenden 100 trilion baktere? Mirëpo, pse vallë nuk sëmuremi me gjithë këto baktere? A nuk veprojnë antibiotikët ndaj tyre? Sipas një lajmi të publikuar në adresën Forbes.com, shkencëtarët besojnë që bakteret janë shumë të rëndësishme për shëndetin. Duke theksuar që bakteret e mira ndihmojnë në shërimin e sëmundjes së sheqerit, na mbrojnë nga azmat, në sistemin imunitar dhe madje luajnë një rol mbrojtës ndaj kancerit të fytit, shkencëtarët shpjegojnë se përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve edhe në sëmundjet më të lehta mund të zhduk rrënjën e baktereve dhe të bëhet shkak për rritjen e mesatares së obezitetit. Ja çfarë na këshillojnë shkencëtarët për të ndihmuar bakteret në mbrojtjen e shëndetit.
Ruani peshën ideale
Sipas shkencëtarëve të Universitetit Cornell, bakteret që ndodhen në rrugët e sistemit tretës të personave mbipeshë ndodhen në një gjendje të ndryshme përzierjeje. Bakteret ndihmojnë në tretjen e karbohidrateve të përziera si drithërat. Në zorrë ka dy lloj bakteresh (firmicutes dhe bacteriodetes) që luajnë një rol themelor. Bacteroides janë organizma të rrallë bakterial, cipat e të cilëve përmbajnë sfingolipidleri. Llojet e bacteroides mbajnë larg patogjenët potencialë që formojnë koloni në zorrë, në këtë mënyrë i shërbejnë mirë zotit të shtëpisë. Tek njerëzit e dobët këto baktere janë më të shumta në numër. Ndërsa tek njerëzit mbi peshë përqindja e firmicutes është më e lartë.
Parandaloni diabetin
Përpiquni të parandaloni diabetin. Në studimin e bërë nga Universiteti i Chicagos dhe i dhënë në revistën “Nature” vitin e kaluar, theksohet se ekzistenca e baktereve të shëndosha të zorrëve nga ana gjenetike mund të parandalojë zhvillimin e diabetit tek minjtë. Por nuk është sqaruar akoma fakti se a mundet i njëjti tip bakteri zorrësh të parandalojë sëmundjen e sheqerit tek njerëzit.
Rrisni efektin e ilaçeve
Mund të rrisni efektin e ilaçeve. Studimet e bëra në vitin 2008, në kolegjin Imperial të Londrës treguan se tek personat, të cilët kanë në trupin e tyre një mesatare të lartë të disa baktereve të zorrëve asetaminofeni është një analgjezik që rrjedh nga paracetamoli. Efekti analgjetik dhe antipiretik i ngjason atij të aspirinës por efekti antiinflamator është i dobët. U zbulua se përmbajtja aktive e tilenolit metabolizohet më ngadalë. Studiuesit shpjegojnë se për të rritur efektivitetin e ilaçeve dhe për të shmangur efektet anësore popullata e baktereve të zorrëve mund të orientohet në mënyrë të vetëdijshme.
Parandaloni infeksionin
Parandaloni infeksionin. Shtresat e baktereve të mira duket sikur na mbrojnë nga ato të këqijat. Eksperimente të mëdha klinike tregojnë se disa lloje bakteresh që gjenden në penis mund të zhduken me anë të synetit dhe në këtë mënyrë ulet dhe mundësia e ngjitjes së virusit HIV. Bakteret tregojnë përmirësimin tuaj. Studimi i realizuar nga studiuesit e Universitetit UC-Davis dhe i botuar në revistën “Nature” thekson se disa baktere, të cilat jetojnë mbi lëkurë prodhojnë një kimikat i cili parandalon infeksionet që vijnë nga të prera të lehta apo nxirjet e lëkurës. Nëse prerja kalon në shtresën e poshtme bakteriale, atëherë lëkura do të enjtet. Në sëmundjet e lëkurës si ekzema shkencëtarët parashikojnë se ky sistem mund të prishet dhe të çekuilibrohet.
Kanceri i fytit
Parandalimi i kancerit të fytit: helikobakter pilori është një bakter që vendoset në zona të ndryshme të stomakut dhe të zorrëve. Këtë bakter, që është shkaktari kryesor i ulcerës së stomakut doktorët e kontrollojnë me anë të antibiotikëve. Por, përveç kësaj, ky bakter ka dhe anët pozitive. Sipas të dhënave epidemiologjike dhe studimeve laboratorike, ky bakter ju mbron ndaj sëmundjes reflu dhe disa llojeve të kancerit të fytit.
Mbrohuni nga alergjia
Mbrojtje ndaj alergjisë. Sipas një studimi të bërë nga mikrobiologu i Universitetit Michigan Gary Huffnagle, u zbulua se tek minjtë, bakteret e të cilëve janë dëmtuar nga antibiotikët risku i shfaqjes së alergjisë është më i madh. Nëse bazohemi në teori, sistemi imunitar përdor bakteret e zorrëve për të zhdukur toksinat. Kur ky sistem prishet atëherë shfaqet alergjia.
Studimi i fundit
Qelizat e kordonit umbilikal mposhtin leukeminë
Shkencëtarët në Seatle të shtetit Uashington thonë se kanë bërë një përparim të madh në trajtimin e llojeve të kancerit në gjak, përfshi leukeminë. Provat klinike kanë treguar se 7 në 10 pacientë me kancer në gjak janë kuruar suksesshëm. Gjatë provave në qendrën Fred Hutchison, shkencëtarët zbuluan se transplantimi i qelizave të kordonit umbilikal, që lidh nënën me foshnjën deri sa lind, mund të përdoren më gjerësisht për trajtimin e disa kancereve. Ata thonë se prova në këtë fushë janë bërë edhe më parë, por tani ata kanë zbuluar një mënyrë më të mirë që qelizat e transplantuara në gjakun e pacientit me kancer, të japin rezultate brenda dy javëve në vend të 4 javëve, siç pritej më parë. Qelizat e gjakut të këtij kordoni merren nga foshnjat e sapolindur kur u pritet kërthiza. Pastaj qelizat manipulohen në laborator dhe përdoren në procedura transplantimi tek pacientët me lloje të ndryshme kanceri në gjak, duke shpëtuar jetën e tyre. Shkencëtarët në qendrën Fred Hutchison, për kërkime në fushën e kancerit thonë se trajtimi me procedurën e re tregon se pas transplantimeve, 70 për qind e pacientëve me kancer në gjak mbijetojnë pa asnjë shenjë të sëmundjes. Shkencëtarët thonë se në kërkimin e provave klinike u përfshinë pacientë të moshave nga 3 deri në 43 vjeç. Shkencëtarët thonë se prova të tjera klinike janë planifikuar për të rikonfirmuar arritjet e para dhe pas kësaj do t’i shpallin rezultatet e plota të kërkimeve të tyre për t’u ardhur në ndihmë e shpëtuar jetë njerëzish që jetojnë me lloje të ndryshme kanceri në gjak.
4 Mars 2010