Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohen anëtarët
TIRANE- Pas verifikimit te mandateve nga ana e komisionit, keshilltaret me radhe nisen proceduren e betimit.
Aleanca per Qyetarin ka perzgjedhur si kandidature per kryetar te Keshillit, Njazi Kosovrastrin, nderkohe qe Aleanca per te Ardhmen ka caktuar Mimoza Hafizin.
Mbledhja e Keshillit Bashkiak te Tiranes nisi me fjalen e sekretarit te keshillit, Vladimir Gjonaj, i cili, prezantoi rendin e dites dhe i dha fjalen keshilltarit e te vjeter te bashkise, Maksim Begeja.
Palet propozuan emrat per komisionin prej tre anetaresh per te bere zgjedhjen e sekretarit, kryetarit dhe anetarit te komisionit, qe do te beje edhe verifikimin e mandateve. Pas kesaj, 55 anëtarët e këshillit bashkiak do të zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarin e këshillit, si dhe do të zgjidhen anëtarët që do të përfaqësojnë këshillin komunal ose bashkiak në këshillin e qarkut.
Procedura vijon me shpalljen e vlefshmërisë së mandatit të ri të kryetarit të ri të bashkisë së Tiranës dhe betimi i tij.
Mbledhja nisi me debate per rendin e dites, nderkohe qe ne salle jane te pranishem edhe keshilltaret e majte. Kane njoftuar pranine ambasadori i OSBE, Wollfarth, ambasadori i SHBA, Arvizu dhe ambasadori i BE-se Sequi, te cilet do te jene pjese e ceremonise se betimit te Bashes. 
Me heret, kreu i PS-se Edi Rama mblodhi keshilltaret e majte ne seline roze, takim qe zgjati me pak se 30 minuta. Pas mbledhjes, 27 këshilltarët socialistë u futen ne mbledhje, por mesohet se ata do te do të bojkotojnë ceremoninë e betimit të Bashës, kreut te ri te bashkise.
Kreu i ri i bashkise se Tiranes, Lulzim Basha pritet të nisë sot zyrtarisht punën. Në bazë të votave të marra në zgjedhjet vendore të 8 majit, koalicioni i djathtë “Aleanca për Qytetarin” ka 28 vende në këshillin, ndërsa koalicioni i majtë “Aleanca për të Ardhmen” ka 27 vende.