E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbardhet kuarteti që seleksionon kabllot e survejimit të deputetëve socialistë

28-08-2011 / Gazeta 55

Skema e suvejuesve të deputetëve socialistë është çelikosur sipas një strukture piramidale. Në krye të grupeve operative qëndron kuarteti i përbërë nga Endri Fuga, Erion Veliaj, Arbian Mazniku e Dritan Agolli, të cilët kanë certifikatën e klasifikimit të raportimeve nga terreni, lidhur me deputetët që rrezikohet të kalojnë nga “llogorja e mendimit ndryshe”

Surveijimi i deputetëve të PS-së, në çdo qelizë të jetës së tyre, në çdo 24 orësh, vazhdon me intensitet nga an e Edi Ramës. Koha nuk pret, shtatori po afron, por edhe 5 nëntori, dita e kongresit të radhës të PS-së, ku kryesocialistit, i dihet të ballafaqohet me llogaridhënien  mundshme për humbjen e radhës të zgjedhjeve të radhës...
Aq e vërtetë është kjo puna e survejimit intensiv, sa në godinën e PS-së, nuk është e vështirë të mësosh emrat e survejuesve, të cilët për arsye që merren me mend, e thënë ndryshe sepse janë më të besuarit, janë emra që nuk dalin jashtë oborrit të “Kopshtit 99”, pse jo edhe të ish-administratës së bashkisë së Tiranës, për kohën që ajo drejtohej nga Edi Rama.
“Viktimat” e survejimit, nuk është se janë të shqetësuara nga ky “proces” survejimi. Në komentet e tyre “informale”, për gjetjen më të fundit të kryetarit të tyre, e cila nuk është asgjë më shumë se tentativë për tu lexuar mendimet, deputetët “viktima”, injorojnë frikën, por nuk e fshehin irritimin, për emrat “e përzgjedhur”, si hafije të Edi Ramës. Në irritim e sipër, duke bërë prezentë listën e survejuesve, e cila, nuk ka si të mos fillojë me emrin e Erion Veliajt, po aq sa nuk ka si të mos pasojë me emrat e Endri Fugës, Arbian Maznikut, e të përmbyllet me emrin e Dritan Agollit, “viktimat” e survejimit, ndjehen të fyer nga kjo listë. Sipas tyre, Edi Rama i ka fyer ata si deputetë, jo pse i survejon, por sepse, për këtë “proces”, ka “përzgjedhur”, emra për integritet e personalitet, të cilën, sipas tyre, të vetmen vlerë që kanë demonstruar, ka qenë ajo që kanë qenë të bindur, sa herë Edi Ramës, i është dashur të fshijë këmbët..., pse jo edhe by..., jo pse ia ka parathënë Arshi Pipa në formën O bandill, të lumtë bitha!/ Ajo i shpjegon të gjitha...
Ndërsa, përpos irritimit dhe fyerjes, deputetët “viktima”, e përcjellin me indiferentizëm zellin e survejuesve, nga ana e tyre vetë survejuesit, duke u pajtuar me “new post”-in, i cili është asgjë më shumë se pozicioni i vjetër i tyre, të cilin kanë pranuar dhe lejuar që kryetari i tyre të fshijë këmbët e by... me ata vetë, nuk e fshehin zellin për ta bërë sa më mirë këtë “mision” që u është ngarkuar.
Për ditë, kabllogramet e tyre mbërrijnë në “in box”-in e Edi Ramës, i cili informohet për lëvizjet e çdo deputeti, deri edhe për kohën dhe vendin  kryerjes së gjithsecilit, të nevojave personale, urinimit dhe jashtëqitjes.
I mbarsur me përvojë, Erion Veliaj (i cili mësohet se është kryesurvejuesi), por edhe për dashurinë e tij për të shpërndarë e-maile, deri edhe për gra kryebashkiakësh, që ai “i lë me barrë”, “i rrëmben”, “ju heq fëmijën” deri edhe “i braktis në pellgje gjaku”,
pasi siguron materialet bruto survejuese, jo vetëm nga Endri Fuga e Arbian Mazniku, por edhe nga Dritan Agolli, ballisto-socialsiti ish-administrator i bashkisë së Tiranës, e përpunon gjithë materialin dhe atë më me vlerë ia përcjell Edi Ramës, ndërsa pjesën më me pa vlerë, ia përcjell Elvira Dones... Jo aq për ta argëtuar, se sa për ti kërkuar ndjesë, që “ia futi” dhe e mashtroi me “hamshorllëkun” e vetë, kur përhapi fjalë dhe i dërgoi edhe asaj një kabllogram, për “heroizmin” e tij, se kishte “lënë me barrë”... etj.., etj..., gruan e një krybashkiaku socialist...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›