E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia do të marrë 80 mijë vaksina nga Holanda

Këtë e paralajmëroi ministri maqedonas i Shëndetësisë, Bujar Osmani, sipas të cilit numri të vaksinuarve në vend ka pësuar rritje.

Osmani tha se vaksinat në të ardhmen do të mbërrijnë në Maqedoni sipas nevojave. Nga Enti për Shëndet Publik të qytetit të Shkupit njoftojnë se vetëm të martën janë vaksinuar 290 qytetarë, duke e çuar numrin e të vaksinuarve në kryeqytet në mbi 3 mijë vetë.

Njëkohësisht rritet edhe numri i të dyshuarve nga H1N1. Në 24 orët e fundit në klinikën infektive në Shkup janë shtruar 11 pacientë të dyshuar me gripin A/H1N1. Njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe është vënë në respirator.

Më i ulët është numri i të pranuarve është në spitalin ushtarak. Atje janë pranuar vetëm tre pacientë të dyshuar nga virusi i ri.

“Nuk do të ketë mungesë të vaksinave gjatë kësaj periudhe. Gjatë ditës së nesërme vjen një kontingjent i ri prej 80 mijë dozave nga Holanda, kështu që nuk do të ketë mungesë por ne kemi qasje deri te vaksina aq sa do të ketë nevojë për të gjithë qytetarët e vendit”, deklaroi ministri Osmani.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›