E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekipet tona, ne vendnumero

Futbolli shqiptar eshte prekur shpesh nga debatet e dyshimta te trukimit te ndeshjeve evropiane. Megjithate, pavaresisht medieve te huaja qe kane shenjestruar se shumti futbollin tone, ekipet me te cilat jane ndeshur skuadrat shqiptare kane hedhur poshte mundesite e manipulimeve. Keshtu, me rastet e fundit te Vllaznise dhe te Tiranes, Rapidi i Vjenes dhe Stabeku, qe luajten perkatesisht ndaj ekipeve tona, ka ardhur pergenjeshtrimi nga kundershtaret. Gjithsesi, futbolli shqiptar eshte perballur gjate viteve te fundit me nje krize dhe ne mungese te suksesit, ka pasur debate te shumta. Pas cdo edicioni, me pjesemarrjen ne kupat e Evropes, vendi yne nuk ka arritur te kaperceje me shume se nje raund, duke mbetur ne vendnumero.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›