Progres raporti Sequi Qeveria te arrije 12 prioritetet

Përparimi i kufizuar, është arsyeja pse Shqipëria nuk mori statusin e vendit kandidat. Këtë argumentim ka dhënë ambasadori i BE-së, Ettore Sequi nga zyra e informimit të komisionit europian në Tiranë. Ambasadori Sequi thekson se duhet një reformë e shumëanshme zgjedhore, dialog politik, strategji për reformën gjyqësore, reformim e administratës publike, luftë ndaj korrupsionit dhe trajtimin të së drejtës së pronësisë, ndërsa shton se ekonomia shqiptare vazhdon të ketë rritje në sajë të eksporteve të forta dhe kërkesës së ulët të tregut të brendshëm.
“Qeveria shqiptare ka përgatitur një plan veprimi për të trajtuar 12 prioritetet e Bashkimit Europian. Janë hedhur hapa pozitive, megjithatë, ecuria është penguar nga vazhdimi i ngërçit politik dhe zhvillime të tjera konfliktuale. Viti i kaluar ka shënuar një mungesë të dialogut konstruktiv në Kuvend dhe një klimë të polarizuar. Pavarësisht një procesi relativisht të mirë ditën e votimit, zgjedhjet e 8 majit shënuan mangësi të cilat kërkojnë reformë të shumëanëshme zgjedhore. Unë dua të theksoj se nuk ka standarte të dyfishta për vendet aspirante. Kushtet janë të njëjta për të gjithë. Ne jemi të sigurtë që Shqipëria i ka kapacitetet e duhura për të përmbushur standartet e larta që kërkohen nga Bashkimi Europian”, tha Sequi.
Në konkluzionet e reflektuara në progres-raportin e Shqipërisë specifikisht është saktësuar se “skena e brendshme politike shqiptare ka qenë e dominuar kryesisht nga bllokimi politik mes pozitës dhe opozitës”. Në raport kërkohet nevoja urgjente për të ndërtuar sinjale pozitive dhe forcat politike duhet të vendosin dialogun në të gjitha nivelet për të funksionuar demokracia në institucione, ndërtimi i ligjit elektoral dhe implementimi i të gjitha reformave.
Erjon Ajazi