E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli Bashkiak të ndihmojë universitetin, jo interesat personale

12/02/2009  Reagon Tanush Shaskaj

VLORE- Ka reaguar rektori Tanush Shaskaj pas vendimit të Këshillit Bashkiak për një mbledhje në lidhje me atë që është konsideruar pushim nga puna i këshilltarit Sokol Gjika. “Nuk dëshiroj në asnjë mënyrë që të hyj në punët e brendshme të Këshillit të Bashkisë së Vlorës, sepse e respektoj në maksimum këtë institucion të zgjedhur nga populli i Vlorës, por mendoj se nuk është e drejtë që një këshilltar, i kujtdo force politike qoftë, të abuzojë në emër të këshillit. Përpara se Këshilli i Bashkisë të merret me pretendimet e pavend të një këshilltari, i cili për hir të së vërtetës nuk është larguar nga puna, ky institucion i nderuar duhet të merret me dhënien e ndihmës Universitetit të Vlorës, si për ndërtimin e një biblioteke, dhënien e një trualli për zgjerim ambientesh dhe problematika të tjera që ka universiteti. Këshilli i Bashkisë duhet të mos manipulohet nga të tilla problematika, të cilat shohin dhe zgjidhin vetëm interesin personal të një këshilltari të vetëm dhe jo interesat e gjera të një komuniteti që ka një nevojë të arsimohet në kushte bashkëkohore”, tha Shaskaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›