Prokurori dhe “pazari” prej 50 mijë eurosh
12/02/2009 Policia akuzon Aleksandër Pelpin se kërkoi para për të ulur akuzën
TIRANE- Aleksandër Plepi, prokurori që akuzonte të pandehurit për korrupsion, është bërë vetë protagonist i këtij krimi. Dy muaj hetim i kanë mjaftuar Drejtorisë së Krimit Ekonomik, që të venë nën akuzë prokurorin e Tiranës Aleksandër Plepi. Pikërisht puna e agjentëve të policisë së shtetit është finalizuar ditën e djeshme, ku në sajë operacionit policor të koduar “Ndërmjetësimi” është ndaluar në arrest shtëpie, prokurori i rrethit të Tiranës Aleksandër Plepi, si dhe dy persona të tjerë nga qyteti i Vlorës Arben Veliko dhe Panajot Dhiamandi. Ka qenë pikërisht një denoncim i këtyre të fundit që prokurori Plepi, të vihet në survejim nga agjentët e Policisë së Shtetit. Burime pranë policisë së shtetit thanë se prokurori 35 vjeçar, i ka kërkuar 50 mijë euro dy shtetasve të sipërcituar, në këmbim të nderit që ata i kishin kërkuar. Mësohet se nga ndërmjetësimi midis prokurorit dhe shtetasve Arben Veliko dhe Panajot Dhiamandi, do të përfitonte i pandehuri Besnik Braka, cili akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike dhe trafikut të armëve luftarake.
Pazari
Për uljen e dënimit të Besnik Brakës, dy vlonjatët kishin zgjedhur prokurorin Aleksandër Plepi. Këtij të fundit ata i kishin dhënë shumën prej 50 mijë euro, në mënyrë që Plepi të ndërmjetësonte me gjyqtarin e çështjes, për t’i ulur masën e dënimit të pandehurit Besnik Braka. Mirëpo duket se vlonjatët kanë bërë lojë të dyfishtë, pasi në dijeni të çështjes ishin vënë edhe efektivët e policisë, të cilët pohuan se kanë fotografuar prokurorin plepi gjatë marrjes së lekëve. Nuk dihet me saktësi se me cilin gjyqtar do të ndërmjetësonte prokurori Aleksandër Plepi, por thuhet se me veprimin e tij ai ka konsumuar elementët e veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Prokurori Aleksandër Plepi gjatë ushtrimit të detyrës së tij ka hetuar mjekun Xhevahir Hoxhallari, i cili akuzohet për mjekim të pakujdesshëm të pacientes nga Maliqi i Korçës Matilda Petriti. Gjithashtu Aleksandër Plepi, është prokurori që po kryen hetimi lidhur me abuzimet me trojet në komunën e Ndroqit.
Braka dhe akuza
Për Besnik Brakën janë kërkuar 18 vjet burg. Të pandehurve të këtij grupi u janë sekuestruar në momentin e arrestimit 5 kg heroinë e pastër, qese plastike të destinuara për paketimin e lëndës narkotike dhe një autoveturë tip “Benz Mercedez”, prodhim i vitit 2004, me targë TR. 6868 J. Braka rezulton se ka qenë person i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se organizoi trafikimin drejt Greqisë të rreth 500 mijë fishekëve dhe disa pushkëve G3. Kjo sasi municioni u kap më 28 qershor të vitit 2003 nga kontrollorët grekë të doganës së Kakavijës.