E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli Kombetar i Ujit miraton projektin madhor për ndërtimin e tre hidrocentraleve në kaskadën e lumit Devoll

Sot u mblodh Këshilli Kombëtar i Ujit, i cili kishte si çështje kryesore në rendin e ditës miratimin e vendimit për përdorimin e rezervave ujore të lumit Devoll për prodhim energjie. Shfrytëzimi I këtyre rezervave do të behet me anë të ndërtimit të tre hidrocentraleve përgjatë tërë kaskadës së tij.

Vendimi u miratua bazuar në projektet e kompanisë së njohur austriake EVN. Kjo kompani ka paraqitur projekte për ndertimin e tre HEC-ve me kapacitet rreth 400 megavat së bashku.

Këto HEC-e do të ndërtohen bazuar në një sistem tunelesh rreth 50 km të gjatë. Shuma e investimeve për realizimin e tyre do të jetë nga 700 milion deri në 1 miliard Euro. Qeveria do të miratojë së shpejti çeljen e tenderit për ndertimin e këtyre hidrocentraleve.

Kryeministri informoi Këshillin se pas miratimit të ligjit të ri të koncesioneve janë miratuar për ndertim 82 HEC-e të vogla, ka përfunduar shqyrtimi i kontratës për HEC-in e Kalivacit me kapacitet 100 megavat, ka filluar ndërtimi i TEC-it të Vlorës, si dhe është çelur tenderi për TEC-in e Fierit.

Duke folur për projektet e shfrytëzimit të energjisë ujore në tërë kaskadën e Lumit Devoll, Kryeministri Berisha e vlerësoi atë si një zhvillim të madh, si një vepër ndër më të vecantat e këtij lloji në Shqipëri dhe në Evropë. Kryeministri theksoi se kjo vepër respekton tërësisht mjedisin dhe bën shfrytëziminmë optimal dhe më ekonomik të ujrave të këtij lumi.
Kryeministri u shpreh gjithashtu se qeveria është e vendosur të bëjë çdo përpjekje që pasuritë e mëdha ujore të këtij vendi ti shndërrojë në energji për Shqipërinë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›