E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli Mbikëqyrës i BSH miraton buxhetin

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, në mbledhjen që do të zhvillohet javën e ardhshme, pritet të miratojë krijimin e Komitetit të Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë.

Burime nga Banka Qendrore bënë të ditur se në këtë mbledhje do të diskutohen edhe projektet "Për miratimin e kalendarit të mbledhjeve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për vitin 2008", "Për miratimin e buxhetit të Bankës së Shqipërisë për vitin 2008" dhe projekti "Për miratimin e planit të investimeve të BSH për vitin 2008". Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së do të shqyrtojë projektin "Për miratimin e transferimit të zotërimit të tërthortë të 70 për qind të kapitalit aksioner të ‘Raiffeisen Bank‘" dhe informacionin "Mbi ecurinë e rezervës valutore dhe të portofoleve të investimeve për muajin tetor të vitit 2007".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›