Sot, konferenca për tregjet financiare
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, me rastin e njëvjetorit të krijimit, organizon sot në Tiranë konferencën me temë "Zhvillimet dhe sfidat e tregjeve financiare jobankare".
Në këtë aktivitet, temat kryesore që do të trajtohen janë objektivat e së ardhmes dhe sfidat e zhvillimit, stabiliteti makroekonomik dhe rëndësia e sektorit financiar jobankar në zhvillimin e vendit. Po kështu, pritet të diskutohen edhe projekte të AMF-së për zhvillimin e tregjeve financiare jobankare, kapërcimi i kufijve në zhvillimin e tregjeve financiare, rëndësia e bashkëpunimit dypalësh, përmirësimi i kuadrit ligjor dhe çështje të licencimit në sektorin financiar jobankar, rregullimi dhe mbikëqyrja e tregjeve financiare.