E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli, brenda prillit do mblidhet për buxhetin

TIRANE- Brenda muajit prill do të mbahet mbledhja për buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2010, i cili edhe pse jemi në muajin e katërt tashmë, nuk është miratuar ende. Kjo, për shkak të disa përplasjeve që kanë pasur këshilltarët e PD dhe LSI me Bashkinë. Sipas këshilltarëve, drafti buxhetor ka nevojë për dokumentacione të tjera shtesë, ndaj i kanë lënë kohë Bashkisë për plotësimin e tyre. Dokumentacione, të cilat është mësuar nga burime pranë Këshillit Bashkiak, se Bashkia ja ka dërguar kryetarit të grupit të PD-së, Ferdinand Poni. Nga ana tjetër, mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës për buxhetin e ka paralajmëruar edhe kryetari i këshillit, Sokol Dervishaj, i cili ka theksuar se buxheti do të miratohen brenda muajit prill. Aktualisht, Bashkia e Tiranës po punon me 1/12 e shpenzimeve të vitit të kaluar, pasi kështu e parashikon ligji. Ndërkohë që vonesat e buxhetit janë banorët e Tiranës që i vuajnë më tepër, sepse për ta do të thotë më pak investime. Kjo, pasi deri më tani Bashkia nuk ka nisur asnjë investim të parashikuar në buxhetin e këtij viti, sepse duhet më parë që të merret OK nga këshilli.
(s.g/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›