Këshilli i Evropës mbyll fushatën kundër dhunës ndaj grave
Këshilli i Evropës do të mbyllë fushatën për të luftuar dhunën ndaj grave, përfshirë dhunën në familje. Në Strasburg sot dhe nesër do të organizohet një konferencë që ka për qëllim vlerësimin e rezultateve të fushatës, si dhe masat e marra nga Këshilli i Evropës dhe shtetet e saj anëtare për të mbrojtur gratë nga dhuna. Sipas përfaqësuesve të KE-së, pjesëmarrësit do të vlerësojnë edhe propozimet për veprime të ardhshme për të luftuar kundër kësaj forme dhunimi të të drejtave të njeriut. Një vëmendje e veçantë mendohet t‘i kushtohet nevojës së hartimit të një konvente të re të Këshillit të Evropës për të parandaluar dhe luftuar dhunën ndaj grave.
Gjatë dy viteve, kjo fushatë- e para e llojit që ka një dimension panevropian - ka vendosur dhunën e lidhur me seksin në krye të prioriteteve politike. Objektivi lidhet me sensibilizimin e pushteteve publike dhe popullsisë për këtë çështje. Gjithashtu synohet të detyrohen shtetet të miratojnë masa kombëtare parandalimi dhe lufte kundër këtij fenomeni e të mbrojnë viktimat. Parashikohen gjithashtu edhe masa për të përndjekur autorët e kësaj lloj dhune.
Përfaqësues të 47 shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, mes të cilëve shumë ministra përgjegjës të luftës kundër dhunës ndaj grave, do të marrin pjesë në këtë manifestim, përkrah përfaqësuesve të organizatave ndërqeveritare ndërkombëtare dhe të OJQ-ve. Konferenca do të hapet nga Terry Davis, sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës. Nga studimet e kryera mbi këtë fenomen evidentohet fakti se "dhuna në familje mund të ndodhë kudo, në çdo shoqëri dhe në çdo klasë shoqërore. Gjurmët e saj mund të gjenden në mënyrën se si burrat kërkojnë të kontrollojnë të tjerët nëpërmjet dhunës, dhe shpesh ajo kryhet nga ata që nuk janë të dhunshëm në publik". Sipas organizatorëve të fushatës, aksioni politik është esencial. Kjo do të thotë se politikanët nga të tre dimensionet e ndryshme- qeveritare, parlamentare, lokalë apo rajonalë - kanë një rol vendimtar për të luajtur.