E Shtunë, 31 Tetor 2026

Behrami, lojtari më i mirë në fushë

Valon Behrami është votuar si lojtari më i mirë në fushë për kombëtaren zvicerane, në ndeshjen hapëse të "Euro 2008", që helvetikët luajtën kundër Republikës Çeke. Përfundimi ka dalë pas një sondazhi të organizuar në sajtin elektronik, "euro2008.sf.tv", ku afro 125 mijë votues e vlerësuan paraqitjen e mesfushorit kosovar me notën 4,83. Pas 23-vjeçarit tifozët kanë preferuar paraqitjen e kapitenit Aleksandër Frei, i cili në atë sfidë ka pësuar edhe një dëmtim që e ka nxjerrë nga aktiviteti: nota e kapitenit helvetik ishte 4,61. Behrami është votuar si lojtari më i mirë, pavarësisht se është zëvendësuar në minutën e 84-t dhe në momentin e daljes nga fusha është fërshëllyer nga disa prej të pranishmëve në stadiumin e Bazelit, "St. Jakob-Park". Behrami është një prej yjeve dhe shtyllave kryesore të përfaqësueses së Zvicrës në Kampionatin Evropian.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›