Përmbytet salla e kirurgjisë në QSUT
Avari, përmbytje, amortizim apo sido që të quhet tjetër, as nuk është parë e as nuk është dëgjuar ndonjëherë në shërbimin emergjent spitalor. Për herë të parë, një nga pavijonet me rëndësi të lartë të Spitalit Universitar në Tiranë është përmbytur nga uji. I vetmi lajm i mirë është që në sallën e Kirurgjisë II nuk ka pasur asnjë pacient në mes të operacionit. Ndërsa lajmi i keq nuk është thjesht infrastruktura që është ngritur para më shumë se 40 vjetësh, por prishja e imazhit të spitalit, ulja e besimit të qytetarëve, e në të njëjtën kohë ulja e prestigjit të profesorëve dhe mjekëve të nderuar të qendrës më të madhe të vendit.
Mbrëmjen e së shtunës, ndërsa gdhihej e diela, shërbimi i Kirurgjisë II është mbushur me ujë. Qendra spitalore thotë se kanë qenë ujëra të bardha e jo të zeza, por problemi kryesor sipas mjekëve mbetet siguria dhe infrastruktura e dobët e shërbimit shëndetësor. Salla e kirurgjisë duhet të jetë salla më e pastër, më e dezinfektuar dhe më e rëndësishme e kujdesit ndaj pacientit. Aty mjekët duhet të ecin me shapka enkas për të hyrë atje, ndërsa higjiena duhet të jetë pjesë e padiskutueshme e një qendre parësore e jo më një spitali terciar//////////// universitar. Të gjitha këto standarde që duhet të plotësojë spitali janë vënë në pikëpyetje nga qendra nozokomiale, sektor ky që analizon pastërtinë dhe infeksionet spitalore.
Sipas studimit të fundit të kësaj qendre, më shumë se 40% e pacientëve rrisin ditë qëndrimin si pasojë e infeksioneve të marra në spital. Të shtunën dhe të dielën në spital nuk bëhen operacione veç rasteve të urgjencës. Në fundjavë nuk bëhen as konsulta e as vizita. Normaliteti dhe fluksi i punës vjen ditën e hënë. Por dje, në sallën e kirurgjisë të përmbytur nga uji nuk ka hyrë asnjë pacient, asnjë mjek, veç teknikëve të cilët kanë rregulluar defektin e ardhur si pasojë e amortizimit apo avarinë e kanalizimeve në spital. Pas anomalisë, drejtoria e spitalit ka sqaruar zyrtarisht se askush nuk duhet të spekulojë lidhur me ngjarjen, duke thënë se në kirurgji kanë plasur ujërat e zeza. Drejtoria e "Nënë Terezës" bën të ditur se në sallën e dytë kirurgjikale të Shërbimit të Kirurgjisë së Përgjithshme gjatë ditës së hënë ka pasur një avari në tubacionet e ujit, ku si pasojë e amortizimit të një tubi uji ka rrjedhur në dysheme, duke krijuar lagështirë. Për pasojë, vetëm në këtë sallë janë ndërprerë dje operacionet. Menjëherë dega teknike e QSUT-së ka bërë të mundur riparimin e defektit. Sot në këtë sallë operacionesh do të fillojë puna normalisht". Sipas QSUT-së, në sallat e tjera të kirurgjisë puna ka vazhduar normalisht. Drejtoria e QSUT ka sqaruar se uji që ka rrjedhur në këtë sallë operacioni ka qenë nga tubacionet e ujit të pijshëm dhe jo nga tubacionet e ujërave të zeza.