Nilson, "eksperti" i Greqisë
Mbrojtësi i Suedisë, Mikael Nilson, ka shërbyer gjatë këtyre ditëve si këshilltar i trajnerit Lagerbak, pasi e njeh shumë mirë Greqinë. Futbollisti aktivizohet me Panathinaikosin, skuadër me 6 futbollistë të përfaqësueses helene. Ai ka bërë të qartë se të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm ndaj kampionëve në fuqi të Evropës. "Mendoj se ata janë po aq të fortë sa katër vite më parë. Ndoshta mbrojtja e tyre është pak më e dobët, por në përgjithësi, lojtarët e saj po kalojnë një formë të mirë. Por edhe ne kemi ardhur këtu për të fituar", deklaroi mbrojtësi suedez.