Rehagel, plan i fshehtë për Suedinë
Trajneri i Greqisë, Oto Rehagel, nuk ka pranuar të zbulojë planet e tij përpara ndeshjes që kampionët në fuqi do të luajnë me Suedinë. "Edhe nëse shihni një pjesë të stërvitjes tonë, nuk do të kuptonit asgjë", tha tekniku gjerman. "E kam organizuar stërvitjen në mënyrë të tillë që në disa raste edhe unë vetë bëhem konfuz dhe nuk e kuptoj sesi do të luajmë. Gjithsesi, duhet të pres për ditën e ndeshjes, për të vendosur skuadrën përfundimtare: nuk do t‘ju tregoj taktikën tonë përpara Suedisë". Por, Rehagel e di si nuk duhet të luajë: si Polonia, me mbrojtje shumë të lartë. Në fund, një fjalë për favoritet: "Gjithmonë flitet për ekipet e mëdha, por në disa raste fitojnë skuadrat ‘outsider‘. Pak metra, pak sekonda mund të bëjnë diferencën".