Këshilli i Ministrave licensoi 2 kolegje private
Kolegjet profesionale private do të operojnë në Tiranë, Fier, Elbasan, Korçë dhe Shkodër. Kolegjet do të ofrojne programe studimi ne estetike dhe infermieri.
TIRANE- Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e djeshme vendimin për licencimin e kolegjit profesional privat, “New Generation”, që do të ushtrojë veprimtarinë në qytetin e Tiranës dhe kolegjeve profesionale private “Medicom”, që do të operojnë në Tiranë, Fier, Elbasan, Korçë dhe Shkodër.
Kolegji profesional privat “New Generation” do të ofrojë programin e studimit të ciklit të parë, në formën e studimit me kohë të plotë, në “Masazheri estetiko-kuruese”, i cili do të zgjasë 3 (tri) vite akademike. Në mbarim të studimeve lëshohet diplomë e nivelit të parë (DNP), në “Masazheri estetiko-kuruese”.
Ndësa secili kolegj profesional, privat, “Medicom”, do t’i ofrojë programet e studimit të ciklit të parë, në “Infermieri e përgjithshme” dhe “Teknikë laboratori”, në formën e studimit me kohë të plotë, të cilat do të zgjasin 3 vite akademike. Në mbarim të studimeve lëshohet diplomë e nivelit të parë (DNP), përkatësisht në “Infermieri e përgjithshme” dhe “Teknikë laboratori”.
Në Shqipëri ka mbi 20 universitete private, ku studiojnë rreth 12 mijë studentë.
(s.g/ATSH/BalkanWeb)