Berat, shkëputet masivi shkëmbor, dëmtohen 2 banesa
BERAT- Dy banesa janë dëmtuar lehtë dhe një automjet është shkatërruar si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmbor nga pjesa e sipërme e lagjes Mangalen në Berat.
Mësohet se për pasojë nuk ka patur të lënduar në njerëz pasi në momentin e rënies së masivit afro një metër kub nuk ndodhej njeri brenda në automjet.
Në vengjarje menjëherë kanë mbërritur drejtues të prefekturës, bashkisë, forca të shumta policie për inspektime në zonë, ndërsa është kërkuar dhe një grup ekspertësh.
Policia ka evakuar për një kohë të shkrutër banorët dhe mori masa për heqjen e masivit. Masivi shkëmbor ishte shkëputur nga ajo pjesë lagjes ku tre vjet më parë ishte bërë dhe pastrimi i zonës.
Kjo dukuri është e përsëritur në Berat. Pak vite më parë një tjetër masiv shkëmbor u shkëput nga lagjia Goricë duke shkaktuar plagosjen e një personi.
(e.n/News24/BalkanWeb)