E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji Zgjdhor i mbyll gojën Edi Ramës. Rrëzohet ankimimi për Beratin

Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë ka rrëzuar sot pasdite kërkesën e Partisë Socialiste për rinumërim të votave në KZAZ-në nr.1 dhe rivlerësim të votave në KZAZ-në nr 2 dhe 3 në qarkun e Beratit. Kolegji Zgjedhor e cilësoi të pabazuar në ligj kërkesën e PS-së. Për të njëjtën arsye ky Kolegj hodhi poshtë dhe kërkesën e G99 për rezultatet zgjedhore në qarkun e Beratit. Kjo është edhe përgjigja që tashmë opozita e Edi Ramës është duke marrë edhe nga institucionet shtetërore. Edi Rama tashmë hesht. Ai u mundua për ditë me radhë të bënte presion mbi këtë organ, por Rama punonjësit e këtyre institucioneve i ngatërron me punonjësit e bashkisë së Tiranës me të cilët bën çfarë të dojë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›