Këshilli i Ministrave merr në shqyrtim dhe miraton disa vendime të rëndësishme

- Kryeministri Berisha i përgjigjet kërkesave të qytetarëve për çështje të ndryshme
Kryeministri Berisha shfrytëzoi mbledhjen e Këshillit të Ministrave për t’ju përgjigjur disa problematikave dhe kërkesave të qytetarëve lidhur me çështje të ndryshme. Kështu, kryeministri shpjegoi çështjen e kompensimeve të parashikuara për paraplegjikët, tetraplegjikë dhe të verbërit për energjinë elektrike dhe telefoninë celulare, duke u shprehur lidhur me të:
“Ka një pyetje shumë të rëndësishme zoti ministër: "Cilat janë, pyet qytetari, kompensimet e parashikuara për paraplegjikët, tetraplegjikë dhe të verbër për energjinë elektrike dhe telefoninë celulare?" Qeveria paguan një faturë, e cila shkon rreth 5 milion dollarë në vit, vetëm subvencioni i energjisë elektrike dhe telefonisë celulare. Dhe në rast se studimi disa mujor i konsumit të energjisë elektrike nxjerr se shuma prej 1800 lekësh është shumë që shpenzohet mesatarisht në muaj, për kategorinë që shpenzon për dritat, larjen dhe frigoriferin, Tv, por jo gatimin. Qeveria nuk jep 180 lekë, por për ata që janë kujdestar jep 2 mijë lekë në muaj dhe në total po kështu për telefoninë, në rast se është faktuar që konsumi mesatar është 700 lekë, ne japim 1 mijë lekë në muaj. Në total, për energjinë dhe telefoninë për këta persona shpenzohen nga buxheti i shtetit 41.4 milion lekë, në muaj dhe për 12 muaj shpenzohen rreth 500 milion lekë, pra rreth 5 milion dollarë. Ky është subvencioni të cilit ne i qëndrojmë plotësisht dhe do i qëndrojmë, ne i kemi rritur këto në mënyrën më të ndjeshme.
* * *
Ndërsa kërkesën e veteranëve shqiptaro–amerikanë të SHBA-ve nga Bostoni për ngritjen e një përmendoreje për amerikanët e rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, kryeministri Berisha e vlerësoi shumë të drejtë dhe premtoi se në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës do të diskutojnë ngritjen e një përmendoreje në nderim të tyre.
“Zoti ministër i mbrojtjes, veteranët shqiptaro-amerikanë, të SHBA-ve nga Bostoni kërkojnë me shumë të drejtë që Shqipëri të ngrejë një përmendore për amerikanët e rënnë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Ajo që është e veçantë, shumica etyre kanë qenë shqiptarë amerikanë, pra duke e parë me pozitivitet këtë kërkesë, duke e vlerësuar si një detyrim, ata kanë dërguar dhe listën e tyre. Në tërësi, ata kanë qenë oficerë të shërbimeve strategjike, të marinës, ose trupa të tjerë amerikane. Për këta ne duhet të ngremë një përmendore në nderim të kujtimit të tyre, nderim të veprës së tyre. Ata kanë rënë në Shqipëri, për tu bërë të pavdekshëm dhe për të mbetur ne memorien e kombit shqiptar dhe atij amerikan. Ndaj dhe së bashku me Bashkinë e Tiranës, do të diskutojmë të ngremë një përmendore në nderim të tyre.
* * *
Në përfundim kryeministri renditi disa nga projektligjet dhe vendimet më të rëndësishme që kjo mbledhje mori në shqyrtim:
Rendi i ditës është i ngjeshur, ka ligje marrëveshje, ligje që synojnë të përshtasin standarde tonat me standarde të BE në fushën tregtare, projektmarrëveshje të cilat kanë të bëjnë me standard të ILO-s, organizatës ndërkombëtare të punës. Krijohet fondi kombëtar i pyllëzimit dhe kjo është një arritje e madhe, natyrisht ky fond do të përdoret për pyllëzimin me dru frutor dhe ne jemi përcaktuar tashmë për llojin e pyllëzimit në këtë vend.
Organizohet Këshillimi kombëtar i arsimit dhe formimit profesional dhe sekretariati i tij teknik. Nuk ka dyshim që në 4 vitet që vijnë dimensioni profesional i arsimit do të jetë një nga dimensionet më themelore.
Caktohen kriteret bazë për sektorët që do të mbështetin dhe të masës së përfitimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, për vitin 2013”. Ne vazhdojmë mbështetjen tonë të fuqishme për fermerët shqiptare por ato kanë pritur jashtëzakonisht mirë vendimin e qeverisë për të rimbursuar ata direkt, për tvsh e të gjitha mallrave që ata përdorin për rritjen e prodhimit. Ata kanë pritur me shumë interes vendimin e qeverisë për të rimbursuar akcizën e naftës.
Miratohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Azerbajxhanit për bashkëpunimin ekonomik, industrial dhe teknologjik. Edhe ky është një hap shumë i rëndësishëm, midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit që së shpejti do ti bashkojë një nga projektet më të mëdha të shekujve, projekti i Gazsjellësit Transadriatik, por dhe potenciale të tjera të mëdha dhe ndjenjat miqësore mes kombeve. Kjo marrëveshje përbën një kuadër të shkëlqyer ligjor për bashkëpunimin në fushën e teknologjisë, ekonomisë dhe industrisë me këtë vend mik.
Një vendim shumë i rëndësishëm është aprovimi i marrëveshjes së firmosur me qeverinë franceze për riatdhesimin e atyre që shkojnë në mënyrë ta paligjshme në këtë vend.
I një rëndësie të veçantë është vendimi me të cilin emigrantët dhe qytetarët shqiptarë do të kenë një periudhë tjetër kohore për rivlerësimin e pasurive të tyre të patundshme. Edhe kjo veçanërisht tani, në kushtet e ardhjes së tyre, qoftë për të votuar, qoftë për turizëm le ta kenë këtë mundësi dhe unë e quaj shumë të drejtë këtë që po bëhet.
02/05/2013