E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Arritja e treguesve të vendeve të zhvilluara është dhe mbetet një objektiv madhor për qeverinë

Kryeministri vlerësoi sot, si një arritje shumë të rëndësishme uljen në shifrën zero të treguesit të vdekshmërisë infantile, në qytetin e Korçës. Kryeministri, i cili dje vizitoi këtë qytet, përgëzoi publikisht mjekët  e Korçës dhe ftoi ministrin e shëndetësisë dhe strukturat përkatëse të përfitojnë sa më shumë nga eksperienca të tilla, duke i instaluar ato në çdo qytet të vendit. “Ne kemi arritur që të kemi mortalitet infantil një shifror dhe kjo është një arritje shumë  e madhe, është kapje e nivelit të vendeve më të zhvilluara nën një nga fushat më sensitive. Por përsëri mendoj se ministria e shëndetësisë duhet të studiojë eksperiencën e Korçës, faktorë të cilët çojnë ata në një sukses të tillë.”

Duke apeluar nga mbledhja  e Këshillit të Ministrave për një sistem shëndetësor të standardeve sa më të larta, kryeministri tha arritja e treguesve të vendeve të zhvilluara është dhe mbetet një objektiv madhor për qeverinë.

Lidhur me këtë çështje, kryeministri Berisha u shpreh:

Zoti ministër i shëndetësisë, Korça arriti të listohet në listën e  ngushtë të qyteteve me 0 vdekshmëri infantile dhe kjo përbën një arritje historike të jashtëzakonshme për atë qytet. Lajmi që më dhanë dje mjeket e Korçës të pasionuar ishte më të vërtetë një nga lajmet më pozitive që kam dëgjuar ndonjëherë. Ne nuk mbajmë qëndrime dhe praktikat  e mëparshme, por ne bëjmë çdo gjë për të ecur drejt mortalitet infantil më të ulët. Ne kemi arritur që të kemi mortalitet infantil një shifror dhe kjo është një arritje shumë  e madhe, është kapje e nivelit të vendeve më të zhvilluara nën një nga fushat më sensitive. Por përsëri mendoj se ministria e shëndetësisë duhet të studiojë eksperiencën e Korçës, faktorë të cilët çojnë ata në një sukses të tillë. Natyrisht unë jam i vetëdijshëm se kur vjen çështja në këto nivele anomalitë  e papajtueshme me jetën kanë peshën e tyre, por zbritja deri në ato nivele duhet të jetë një objektiv madhor.

Çështja e mortalitet infantil dhe amtar nuk janë vetëm çështje të shëndetësisë, por nuk mund të them që shëndetësia nuk ka  një zë të fuqishëm në këto çështje dhe një rol të fuqishëm gjithashtu. Ndaj dhe duke përshëndetur dhe njëherë këtë sukses të vërtetë të këtij qyteti dhe rrethi që shkëlqen në disa nga tradita më pozitive të tij, le ta studiojmë më  mirë , le të shohim se çfarë elementësh mund të marrim në mënyrë që sistemi ynë shëndetësor të ndikojë dhe më fuqishëm në këtë çështje shumë të rëndësishme.
02/05/2013

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›