Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot në mesditë në ceremoninë e homazheve të organizuara në nderim të Presidentit të Austrisë Thomas Klestil pranë ambasadës së Austrisë në Tiranë.
Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot në mesditë në ceremoninë e homazheve të organizuara në nderim të Presidentit të Austrisë Thomas Klestil pranë ambasadës së Austrisë në Tiranë.
Kryeministri Nano i shprehu Ambasadorit të Republikës së Austrisë në Tiranë z.Hort-Dieter Reinnau ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetës së personalitetit të lartë dhe të nderuar të Austrisë
Zoti Nano në librin e ngushëllimeve në nder të kujtimit të Presidentit Austriak shkroi këtë mesazh:
"Në emër të Këshilit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë shpreh nderimin më të thellë për figurën dhe veprën e Presidentit të Republikës mike të Austrisë Thomas Klestil, një personalitet i shquar për popullin austriak dhe për të gjithë shqiptarët, që vazhdojnë dhe në të ardhmen të shohin te Austria dhe shtetarët e saj një partner të sigurt për demokracinë, integrimin dhe paqen në rajon dhe në Europën e bashkuar".