E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha takon ekipin kombëtar të futbollit

Kryeministri Sali Berisha është takuar, të martën, me ekipin kombëtar të futbollit dhe trajnerin Hans Peter Brigel, në prag të ndeshjes miqësore Shqipëri-Lituani, e cila do të zhvillohet, të mërkurën, në stadiumin "Qemal Stafa", në Tiranë. Gjatë takimit, të zhvilluar në ambjentet e Hotel Adriatik, në Durrës, ku është akomoduar ekipi kombëtar, z. Berisha i ka uruar ekipit kombëtar dhe trajnerit Brigel një ndeshje të bukur dhe arritjen e një rezultati pozitiv për ekipin tonë kombëtar.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›