E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Ministrave miraton Planin Kombëtar të Zbatimit të MSA-së

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme, miratoi Planin Kombëtar të Zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Kryeministri Berisha vlerësoi se Plani Kombëtar i Zbatimit të MSA-së, së bashku me Planin e Veprimit për Anëtarësim në NATO përbëjnë dy dokumentat themelorë, me rëndësi për çdo qytetar shqiptar. Qeveria do të ketë përgjegjësinë dhe seriozitetin maksimal për zbatimin e këtyre dokumentave të rëndësishëm për vendin, theksoi kryeministri.

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE dhe NATO, theksoi kryeministri, kërkon arritjen dhe konsolidimin e një sërë standartesh, kriteresh, praktikash dhe normash. Plani Kombëtar për Zbatimin e MSA-së dhe dokumenti që do të hartohet për ciklin e 8-të të Planit të Veprimit për Anëtarësimin në NATO, shtoi kryeministri, do të jenë dokumentat e punës së çdo ministri për thellimin e reformave dhe përmbushjen e standarteve të kërkuara.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›