E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon presidentin e kompanisë turke "Çalik Enerji", Zotin AhmedÇalik

Sot mbasdite, Kryeministri Berisha u takua me presidentin e kompanisë turke "Çalik Enerji", Zotin AhmedÇalik.

Kryeministri Berisha e përgëzoi ZotinÇalik për blerjen e Bankës Kombëtare Tregtare dhe shprehu bindjen se nën pronësinë dhe drejtimin e ri, kjo bankë do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në sektorin financiar të vendit.

Nga ana e tij zotiÇalik e informoi Kryeministrin mbi objektivat dhe planet për shtrirjen e rrjetit dhe aktivitetit të bankës në të gjithë territorin e Ballkanit.

Duke e informuar mbi masat që qeveria ka marrë dhe do të vazhdojë të ndërmarrë për përmirësimin e mjedisit për investime, Kryeministri Berisha e siguroi sipërmarrësin turk se kompaniaÇalik, sikurse të gjithë investimet turke ne Shqipëri, do të kenë mbështetjen dhe ndihmesën e plotë të qeverisë shqiptare.

Lidhur me qëndrimin e qeverisë ndaj kontratës së privatizimit të Albtelekomit, Kryeministri Berisha theksoi se qeveria është në pritje të konkluzioneve të auditimit të procesit të privatizimit. Konkluzionet e këtij auditimi do të adoptohen si qëndrime zyrtare të qeverisë në lidhje me këtë çështje.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›