Këshilli i Ministrave miraton kontratat për ndërtimin e 10 hidrocentraleve
Në mbledhjen e tij të radhës, Këshilli i Ministrave miratoi sot kontratat për ndërtimin e disa hidrocentraleve në vend.
Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, u miratuan kontratat për ndërtimin e hidrocentraleve:
- “Lura 1”, “Lura 2” dhe “Lura 3”, akorduar shoqërisë “Erdat”;
- “Rapuni 1”, “Rapuni 2”, akorduar shoqërisë “C&S” Construction”;
- “Strelca 1”, “Strelca 2” dhe “Strelca 3”, akorduar shoqërisë “Busa”;
- “Suha 2”, akorduar shoqërisë “Albaenergiaplus”;
- “Martanesh”, akorduar shoqërisë “Sigers”,
- si dhe përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion dhe miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për hidrocentralet “Menkulas”, “Belesova 1”, “Belesova 2”, të cilat do të shkojnë në tender.
Gjithashtu u miratuan edhe një numër vendimesh, me propozim të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, për kalimin e pronave, pyjeve e kullotave qeverisë vendore. Kryeministri Berisha se këto vendime shkojnë në linjën e decentralizimit dhe zotimit të qeverisë për të shpejtuar procesin.