Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe zyrtarizimi i alfabetit shqiptar, ngjarje të mëdha historike për kombin shqiptar
Lidhjen shqiptare të Prizrenit, Kryeministri Berisha e cilësoi si përpjekjen e madhe të shqiptarëve për të dalë nga sundimi shekullor dhe për të kërkuar të drejtat e tyre.
“Ky vit, është përvjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, lidhje në të cilën shqiptarët u ngritën me një vetëdije kombëtare për të dalë nga një sundim shekullor në të cilin nuk mund të them se nuk bashkëqeverisën, por e realizuan se vetëdija dhe identiteti i tyre kombëtar ishin jetike për ekzistencën e mëtejshme të kombit.”
Kryeministri theksoi ky vit i gjen shqiptarët më të lirë dhe të pavarur se kurrë prandaj kjo ngjarje duhet kremtuar së bashku me qeverinë e Kosovës. Në këtë kuadër, Kryeministri Berisha kërkoi nga Ministria e Kulturës përgatitjen për bashkërendimin e një sërë aktivitetesh së bashku me qeverinë kosovare për kremtimin e e kësaj dite.
“Sot ne duhet ta kremtojmë këtë ngjarje së bashku me qeverinë e Kosovës. Duket të ketë një seri aktivitetesh të përbashkëta sepse ky përvjetor i gjen shqiptarët të lirë dhe të pavarur në lirinë e tyre dhe është një rast për të shprehur nderimin, respektin dhe mirënjohjen me të thellë ndaj atyre burrave dhe grave që 130 vjet më parë organizuan në kushte shumë të vështira një lëvizje, në të cilën dëshmuan jo vetëm vetëdijen e thellë kombëtare të shqiptarëve, dëshmuan se pluhuri i shekujve nuk e kishe mundur atë, e kundërta ishte ajo u zgjua dhe u zgjua fuqishëm.U përball me padrejtësinë madhore të kohës dhe së fundi me pavarësinë e Kosovës ne mund të themi se shqiptarët sot janë më të lirë dhe më të pavarur se kurrë dhe ky është një rast për ti nderuar ata burra që u përpoqën të zgjojnë kombin dhe tu dalin zot të drejtave të tyre.
Duke u ndalur në ngjarjen historike të 100 vjetorit të zyrtarizmit të alfabetit të gjuhës shqipe, Kryeministri rikujtoi me mirënjohje dhe nderim intelektualët e shquar të kombit , të cilët në momente shumë të vështira për vendin, i dhanë gjuhës shqipe alfabetin me germa latine.
“Ky është dhe viti i 100 vjetorit të alfabetit të gjuhës tonë të mrekullueshme. Ky është një vit shumë i rëndësishëm. Ne i detyrohemi shumë dhe gjuhës sonë, një gjuhë e mrekullueshme , por i detyrohemi shumë edhe atyre burrave të cilët në një kohë të vështirë u dhanë fjalëve shqipe, germat latine.
Midis të gjitha alfabeteve të shumta që qarkullonin dy bura të mëdhenj të kombit, Atë Gjergj Fishta dhe Kryemyftiu Vehbi Hoxha vendosën bashkërisht alfabetin latin, ndërkohë që kishte dhe atëherë politikanë që rendnin pas alfabetit arab, grek, sllav e të tjerë më radhë. Këta dy klerikë e dijetarë të shquar ishin përcaktues në këtë vendim në të cilin bënë fjalën shqipe me alfabetin që meritonte.
Me këtë rast, Kryeministri Berisha kërkoi nga ministria përkatëse bashkërendimin me qeverinë maqedonase për të patur një aktivitet të gjerë në 100 vjetorin e zyrtarzimit të alfabetit të gjuhës shqipe.
“Duhet të bashkërendoni edhe me qeverinë e Maqedonisë për të patur një aktivitte të gjerë në 100 vjetorin e zyrtarizimit të alfabetit sepse e vërteta është se studiuesit, shkrimtarët dhe klerikët e lartë shqiptarë e shkrujtën gjuhën tonë shekuj më parë, por këto le tua lëmë historianëve ti zgjidhin.”