E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Ministrave miraton vendimin “Për mënyrën e funksionimit të Komisionit të Çmimit të Barnave

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme vendimin për “Për mënyrën e funksionimit të Komisionit të Çmimit të Barnave”, propozuar nga Ministri i Shëndetësisë.

Në vijim të reformave të ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë, veçanërisht në sektorin farmaceutik, lidhur me uljen e çmimeve të barnave dhe me procedurat  ndjekura për caktimin e tyre, si dhe rekomandimet e BB, për një studim të çmimeve dhe transparencë të plotë të tyre, synohet që këto të jenë të krahasueshme me vende të tjera dhe sa më të përballueshme nga pacientët dhe vetë shteti që rimburson apo përballon për shërbimin spitalor dhe ambulator.

Ky sistem kontrolli i çmimeve i njohur ndryshe si “External Price Reference” ose “EPR” është një sistem i përdorur gjerësisht nga shumë vende të botës. Gjithashtu nga 28 vende të BE, 24 prej tyre përdorin këtë sistem prej vitesh.

Parimi ku mbështet ky lloj sistemi është krahasimi i çmimeve të barnave me çmimet që aplikohen nga vendet fqinje dhe në vende të tjera. Duke zotëruar këtë informacion u kërkohet kompanive farmaceutike ulja e çmimit. Si vende referente për krahasimin e çmimeve janë përzgjedhur vende të cilat zotërojnë dhe ofrojnë informacion të saktë për çmimet e tregtimit të barnave në vendet e tyre. Janë përzgjedhur Italia dhe Greqia, si vende nga të cilat ne importojmë sasi të mëdha barnash dhe Maqedonia, si vend me karakteristika të tregut të ngjashme me tonat, veçanërisht për sa i përket numrit të përafërt të popullsisë.


01/02/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›