Qeveria miraton vendimin për një shtesë në numrin e punonjësve të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, miratuar për vitin 2012, për krijimin e Cirkut Kombëtar
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme vendimin “ Për një shtesë në numrin e punonjësve të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, miratuar për vitin 2012 për krijimin e Cirkut Kombëtar, i propozuar nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Ky vendim konsiston në shtimin e një personeli prej 38 vetësh në numrin e përgjithshëm të punonjësve të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, miratuar për vitin 2012, për krijimin e Cirkut Kombëtar.
Funksionimi i cirkut Kombëtar, mbështetur në ligjin “Për artin dhe kulturën” është parashikuar si një institucion qendror i grupit të dytë, në varësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Si institucion i veçantë në llojin e tij, Cirku mbështetet nga sektori artistik, i cili do të ketë në përbërje 30 artistë, sektori i teknikës dhe sektori i shërbimeve mbështetëse, që do të kenë në total 8 punonjës.
Kryeministri Berisha u shpreh se Cirku, tashmë një Institucion Kombëtar do të marrë të gjithë mbështetjen e duhur shtetërore, në mënyrë që të mundtë kapë nivele më të reja e më cilësore.
01/02/2012