E Diel, 1 Nëntor 2026

Dyert e mbyllura të Perëndimit detyrojnë Ramën të zbrapset

Kancelaritë perëndimore s’i pushojnë thirrjet drejtuar Edvinit që t’i lërë rrugaçëritë e të çlirojë opozitën nga një kurs që po e shfaktorizon krejtësisht. Turnetë e shkuar në Evropë apo udhëtimi i tij i pritshëm po përballen me “dyert e mbyllura” të Brukselit e Uashingtonit, një trajtim i merituar për një anarkist që s’i pëlqen autoritetet. Prej izolimit, Edvini ka nisur zbrapsjen dhe dje për herë të parë deklaroi se mund të kthehej në parlament, me kusht që të ngrihet komisioni hetimor për 28 qershorinEdvin Rama paralajmëroi dje se do të tërheqë nga rruga opozitën rrugaçe dhe se është i interesuar për dialog me mazhorancën. Paralajmërimi i Ramës, është asgjë më shumë se një alibi për tërheqje. Pretendimi i tij, për hapje kutish, ndeshi në indiferentizmin e shtetasve shqiptarë që injoruan protestat. Në këto kushte, kur presioni brenda partisë po rritet, kur ndërkombëtarët kanë shtuar presionin për hyrjen në parlament të Edvinit dhe së fundmi, kur edhe vizitat e parlajmëruara të Ramës në SHBA dhe Bruksel, të konfirmuara tashmë si vizita turistike, sepse askush ndërkombëtar “i rëndësishëm”, nuk ka preferuar të takohet me kreun e PS, ai, Edi Rama, ka zgjedhur një tërheqje të butë, nga pozicioni luftarak, duke artikuluar, “gatishmërinë” për “ulje në tryezë e dialog”.Kryesocialisti në largim, gjerë e gjatë në të gjithë deklaratën e vet, të paqartë dhe konfuze, citoi dialogun si instrumentin e kapërcimit të ngërçit politik, por nuk iu referua detajeve nëse ky dialog i presupozuar do t’i lihej sallës së Kuvendit, apo do të vazhdonte të ishte skaji tjetër i megafonit të prishur të opozitës, pra bulevardeve të qyteteve të Shqipërisë. Megjithatë, Edvin Rama, dje në media shfaqi zbrapsjen (zbythjen thonë linguistët e versionit pesticid) për atë që ka gatuar deri më tani dhe se nën presionin demokratik të ndërkombëtarëve, ka ndërmend të tërheqë kërkesat çmendurake, të cilat përbëjnë një rrezik permanent për rendin demokratik. Paralajmërimi zyrtar i Këshillit të Evropës përmes projektrezolutës që pritet të diskutohet në seancën plenare të 27 janarit, duket se ka tkurrur fushatën kërcënuese të Edvinit ndaj institucioneve shtetërore në vend. E nisur prej muajsh të tërë si një lëvizje për hapjen e kutive dhe hetimin e zgjedhjeve, Edvini i ktheu socialistët në mbarë Shqipërinë, si haxhiqamilistë të rëndomtë që do të përjetonin tmerret e netëve të ftohta të dhjetorit, përmes një regjimi dezhurni 24 orësh përballë Kryeministrisë. Egërsia dhe urrejtja për bashkëkombësit e tij e çoi Edvin Ramën të thurte vargje të dendura sulmesh ndaj shqiptarëve dhe institucioneve që ata votëbesuan më 28 qershor 2009. Pas një telenovele të gjatë dhe pa asnjë produkt politik, Edvini, i sfomuar si shtazë dhe njëherazi i anatemuar nga qarqe të caktuara, kryesisht nga kritikë të filozofisë boshe të tij, për lidhje të rrezikshme me aleancat më të rrezikshme të shkeljes së ligjit në Tiranë dhe më gjerë. Ky zbulim i këtij sekreti të madh, nuk kishte sesi të mos krijonte një jehonë të gjerë në mbarë opinionin publik në vend. Por, kryesocialisti në largim, duke ndjerë përgjegjësinë e kësaj akuze të vërtetuar, nuk bëri gjë tjetër, veçse përshkallëzoi qëndrimin antiligjor ndaj institucioneve kushtetuese dhe legjitime. E rikthyer në një opozitë ilegjitime, PS dhe Edvin Rama vazhduan javë pas jave të mos njohin rezultatin e zgjedhjeve dhe njëherazi duke gulfuar për mos pjesëmarrje në Kuvendin e Shqipërisë. Jo pa qëllim Këshilli i Evropës sheh të udhës të bëjë një apel zyrtar për kapërcimin e ngërçi politik dhe rinisjen e jetës parlamentare, pasi për vetë kushtet dhe momentin, Shqipërisë i nevojitet si kurrë ndonjëherë dialogu. Rama u shpreh dje se është i gatshëm për dialog, por nuk dha asnjë sqarim se ku mund ta japë atë, porsa kohë nuk njeh Kuvendin e Shqipërisë dhe Qeverinë e votuar në atë sallë, ndonëse më herët ishin qytetarët shqiptarë ata që i rijetësuan një mandat të dytë qeverisë “Berisha”. Dialogu, parashtrohet dhe aktivizohet si një instrument i rëndësishëm i demokracisë liberale vetëm në sallën e Kuvendit dhe jo në rrugë, siç ka bërë deri më tani. Një opozitë e deformuar dhe e shpërfytyruar deri në palcë nga një njeri antipolitik dhe antidialog parlamentar, nuk ka se si të sillet ndryshe. Ndaj, edhe kancelaritë perëndimore po shohin me dyshim, si një rrezik të mundshëm sjelljen e opozitës së kamur. Brukseli zyrtar, paralajmëron dhe me të drejtë ushtron presion ndaj Shqipërisë. Vendet më të rëndësishme të BE, kanë njohur dhe certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorin dhe shtrojnë pikëpyetjen se cila është zanafilla e kësaj rrotullnaje politike në Shqipëri...E gjithë përgjigjja mund të jepet me një fjalë të vetme, shumë të thjeshtë dhe pa komplekse. Edvin Rama! është pikërisht kjo kufomë politike, që ka futur ilegalisht aktet më të paprecedentë të vandalizmave që mund t’i bëhen rendit kushtetues dhe atij demokratik.Ditët në vijim pritet të zbardhin edhe ndonjë skenar ogurzi të Edvin Kristaq Ramës, bashkë me sponsorizimin e xhaketave të vjetra si Gramoz Ruçi, Skënder Gjinushi dhe pinjollët e brezit të dytë të nomenklaturës komuniste, lidhur me mundësitë e rikthimit të opozitës në parlament apo ngjitjen akoma edhe më shumë të kaskierës rrugaçërore rrugicave të Shqipërisë. Leonard Quku...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›