E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të radhës, që u zhvillua sot nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, miratoi vendimin "Për pagën minimale në shkallë vendi". Sipas vendimit

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të radhës, që u zhvillua sot nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, miratoi vendimin "Për pagën minimale në shkallë vendi".

Sipas vendimit të sapomiratuar, duke filluar nga 1 korriku ne te gjithe territorin për punonjësit si ne sektorin publik ashtu dhe ate privat qofte vendas apo i huaj paga bazë minimale mujore nuk do të jetë poshte shifres 10.8 mijë lekë. Vitin e kaluar pra 2003 ky limit ishte ne rreth 10 mijë, ndërsa në 2002 ishte rreth 9.4 mije lekë nga 7.5 mije një vit më parë.

Efekti financiar i kësaj rritjeje është 27 milion lekë në muaj per institucionet buxhetore. Duhet te theksoj që mbi këtë pagë do të bëhen dhe shtesa për orarin në pune dhe shtesa të tjera, pra jo poshtë kësaj page. Ky vendim ka një efekt të rëndësishëm edhe në kontributet e sigurimeve shoqerore për këtë kategori.

Duke iu referuar sistemit aktual të pagave të punonjësve buxhetorë, me pagë minimale paguhen vetem 6.6% e punonjësve buxhetorë. Ndërsa efektin më të madh ky vendim e ka në sektorin privat, në të cilin ushtrohet kontroll i rreptë për zbatimin e këtij vendimi.

Po ashtu Kryeministri Fatos Nano urdhëroi në mbledhjen e sotme që të nisë menjëherë studimi për rritjen e pagës minimale të diferencuar per sektorë të ndryshëm buxhetorë apo privatë duke marrë në konsideratë shkallën e vështirësisë së punës, studim i cili duhet te perfundoje brenda ketij viti. Në bazë të këtij studimi duke filluar nga viti 2005 rritja e pagës minimale parashikohet të bëhet pikërisht me këtë skemë. Bëhet fjalë vetëm për ato raste kur pagesat bëhen minimale. Mund t'ju marr për shembull raste në sektorë të minierave, ndërtim apo dhe sektorë të tjerë, të cilat janë të njohur për vështirësinë e punës.

Ndërkohë që javën e ardhshme qeveria po punon për të sjellë për miratim një vendim të rëndësishëm për rritjen e pensioneve në fshat dhe në qytet.

Po sot, Këshilli i Ministrave shpalli zyrtarisht mbeshtetjen per kandidaturën e përfaqësuesit të Shqipërisë për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, zgjedhje të cilat do të zhvillohen në fund të këtij viti. Kandidatura shqiptare për këtë post është ajo e Përfaqesuesit të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë, Ambasadorit të Shqipërisë pranë këtij organizmi dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Vienë, zoti Zef Mazi, i njohur si një kandidaturë me reputacion jo vetem ne gjirin e organizatave ku përfaqëson vendin tonë, por edhe si një diplomat i vlerësuar edhe më gjërë në qarqet diplomatike me rreht 17 vjet shërbim në marrëdhëniet ndërkombëtare. Këshilli i Ministrave thekson se ky është një hap pozitiv në paraqitjen ne kete drejtim të Shqipërisë jo vetëm si konsumator, por edhe si kontribues aktiv në kete funksion.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›