E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka marë sot një mesazh nga Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Gerhard Shrëder. Në këtë mesazh Kancelari Shrëder shprehet: "Me interes të madh unë p

Kryeministri Fatos Nano ka marë sot një mesazh nga Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Gerhard Shrëder. Në këtë mesazh Kancelari Shrëder shprehet:

"Me interes të madh unë po ndjek zhvillimin pozitiv të vendit Tuaj. Përparimi ekonomik dhe konsolidimi i strukturave të ekonomisë së tregut pasqyrohen midis të tjerash edhe në interesin e shtuar të ndërmarrjave gjermane për Shqipërinë".

"Në këtë kontekst, shprehet më tej z.Shreder, më gëzon fakti se lidhur me privatizimin e aeroportit ndërkombëtar të Tiranës, në kuadër të një tenderi ndërkombëtar, një ndërmarrje gjermane është shpallur ofrues i preferuar. Firma gjermane me traditë HOCHTIEF ka përvojë shumëvjeçare lidhur me ndërtimin e aeroporteve dhe zë një nga vendet e parë në shkallë botërore edhe në fushën e menaxhimit të aeroportit. Jam i sigurtë se Shqipëria, duke zgjedhur këtë firmë, ka gjetur një partner shumë të mirë për zhvillimin e suksesshëm të aeroportit të kryeqytetit të saj".

Më tej, z.Shrëder thekson në mesazh rëndësinë e zgjerimit të marrëdhënieve ekonomike dhe politike misid dy vendeve. "Sa i rëndësishëm është zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike midis vendeve tona, aq i interesuar jam për zgjerimin e marërdhënieve politike dhe për bashkëpunimin tonë në fushën e stabilizimit të rajonit. Do të gëzohesha, nëse do të mund të zhvilloja së shpejti një bisedë për këto tematika me Ju në Berlin", përfundon mesazhin e tij Kancelari gjerman, Gerhard Shrëder.

Në datën 18 qershor, midis Qeverisë Shqiptare dhe Hochtief (Airport Partners) u nënshkrua marrëveshja e konçesionit për 20 vjet e llojit BOOT për aeroportin ndërkombëtar "Nënë Tereza", me një vlerë prej rreth 82 milion euro.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›